Sazani, Ishulli-xhevahir i dëshiruar nga sundimtarët! Nga shtëpia e Duçes tek bazat ushtarake të Enver Hoxhës! Tani Trump do ta shndërrojë në një strehë për miliarderët

Sazani, Ishulli-xhevahir i dëshiruar nga sundimtarët! Nga shtëpia e Duçes tek bazat ushtarake të Enver Hoxhës! Tani Trump do ta shndërrojë në një strehë për miliarderët

Ishulli i Sazanit

E përditshmja italiane 'La Repubblica' i ka dedikuar një shkrim investimit të vajzës së Donald Trump, në ishullin e Sazanit. Titulli origjinal: "Albania, Saseno, l’isola-gioiello cara ai leader sovranisti. Dalla casa del Duce alle basi militari di Hoxha. Ora i Trump la trasformeranno in rifugio per miliardari"

Shkrimi i plote

Vlore- Musolini e dashuroi si vënd dhe ndërtoi aty një shtëpi. Enver Hoxha e bëri bazë ushtarake të izoluar nga bota.

Sot Ivanka Trump dëshiron ta transformojë ishullin shqiptar të Sazanit në një “bunker” për milionerët, vila luksoze dhe pamje të lë pa frymë.  Është pak më pak se një pjesë e historisë së vendit, të cilën vajza e Donald Trump po përgatitet ta transformojë, me bekimin e qeverisë shqiptare që e ka bërë turizmin gur themeli të zhvillimit të vendit.

Nëse realizohet, projekti do të përbëhet nga disa dhjetëra vila të gërmuara në shkëmbinjtë e ishullit. Duhen ende autorizime të ndryshme, por në bregdet flitet si një marrëveshje tashmë e nënshkruar.

“Mezi presim të fillojë sepse kjo shkakton reaksione zinxhir për ekonominë e qytetit”, shpjegon kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, përgjatë një shëtitjeje në zona të gjëra hoteloreqë u rriten që kur Shqipëria u bë destinacioni i ri turistik i trendit në këtë anë të Mesdheut - një milion turistë zbarkuan në Tiranë në korrik.

Në Sazan nuk ka dyqane që shesin artikuj plazhi ose restorante me menu shumëgjuhëshe. Tani për tani, nuk ka asgjë. Fiq të egër, man në sy të lirë, pisha të gjelbra të ndezura dhe ujë qelibar. Në mes të këtij kopshti të Edenit pa ujë e pa energji elektrike, mijëra bunkerë, mbetje ndërtesash të ngrënë nga bimët dhe kënga shurdhuesetë gjinkallave. Këto rrënoja janë gjithçka që ka mbetur nga shtëpitë e mijëra ushtarëve që u vendosën këtu gjatë diktaturës socialiste të Enver Hoxhës, një prej regjimeve të ashpra, të mbyllura dhe paranojake në botë.

Shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare ruan kujtimet e censurës, të emigrimeve klandestine me rrezik për jetën dhe të survejimit.

"Ishulli ishte i mbushur me 2840 bunkerë me mitralozë të rëndë dhe armë të tjera automatike. Kishte gjithashtu kilometra tunele dhe instalime nëntokësore, strehëza rrëshqitëse dhe mjaftueshëm për të strehuar municione dhe rezerva ushqimore," kujton ai për agjencinë e lajmeve France Presse këtë oficer të marinës.


“Pas rënies së regjimit, në fillim të viteve 90, u ktheva në Sazan, më dhimbte zemra, nisa të qaja duke e parë të shkatërruar, të braktisur”, kujton ish-detari, duke ngjitur shkallët që të çojnë në banesën e tij të vjetër, nga ballkoni i së cilës shihet deti përtej.

“Sazani nuk është më Sazan”, tha ai, “nuk ka më armë, nuk ka topa, nuk ka mitralozë kundërajrore, nuk ka anije, bunkerët janë në gërmadha, kush të dojë ta pushtojë.

Më shumë se 2 mijë jetonin në këto 5.7 kilometra katrorë, me gra e fëmijë, një kinema, një shkollë, një spital, aq sa për t'i mbajtur të shkëputur nga bota për gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë mungonte gjithçka. Ylli Mecaj, 78 vjeç, ishte një nga ushtarët e Sazanit.

Ai kaloi 18 vjet në ishull, fëmijët e tij lindën atje dhe gruaja e tij dha mësim. Ai u largua pak muaj para rënies së një regjimi për të cilin është ndër të fundit që ka nostalgji.

Pas rënies së regjimit, ishulli u shpëtua nga shkatërrimi i plotë, por me rënien e ekonomisë shqiptare në vitin 1997, të gjitha rezervat dhe depot ushtarake që ndodheshin aty u grabitën.



Foto: Ne ishullin e Sazanit

U rihap për publikun vetëm në vitin 2015. I vendosur strategjikisht në hyrje të Kanalit të Otrantos, midis detit Adriatik dhe Jon, ishulli shërbeu si një post për të gjithë ata që e pushtuan: bizantinët, venecianët, gjermanët, italianët.

Ende e konsideruar administrativisht një zonë ushtarake, gjatë sezonit të lartë vizitohet çdo ditë nga turistë që vijnë me varkë për të ecur nëpër shtigjet dredha-dredha dhe për të admiruar të vetmin banor të ishullit: një gomar të vogël gri.



Foto: Ishulli i Sazanit

Nuk janë zbuluar detaje se si do të ndërtohet hoteli luksoz i familjes Trump, vetëm disa plane të postuara në Instagram dhe sugjerime gjatë një interviste në korrik. Në të, sipërmarrësi shpjegon se izolimi i ishullit e bën atë një perlë - dhe një dhimbje koke logjistike.

"Sjellja e materialeve në ishull nuk është një detyrë e lehtë, por ne do ta bëjmë atë - premton vajza e ish-presidentit amerikan dhe kandidatit të ri për rizgjedhje - të gjitha me "arkitektët më të mirë".

Nëse planet e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj realizohen, askush nuk e di nëse turistët do të mund të ndalojnë ende atje. Ose nëse bunkerët do të marrin një tjetër fytyrë, atë të vilave luksoze të strehuara nga kureshtarët. /Marre nga La Repubblica/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 09/08/2024 13:53

    Do vij koha shqiptare do jen te huje ne shpin e tyre. Minjera naften bregdetin bazate ushtarake te hujte po i managjojn

    Përgjigju
  • Lexues: 09/08/2024 13:25

    Cfare efekti zinxhir priska ky servil per ekonomine e qytetit? Do mblidhen ca milionere atje edhe do bejne orgjira. Do beje leke Kastrati qe do t‘u shese karburant per jahtet edhe eskortat e zones. Ishulli eshte marre nga Italia ne 45-n, paguar me gjakun e deshmoreve te LANÇ-it. I falet sot ca milionereve pa atdhe nga zyrtare po pa atdhe.

    Përgjigju
  • Marinari: 09/08/2024 12:17

    Genjeshtra idiote te gazetareve idiot Italiane. Nuk ka patur kurre shtepi te Duces. Baze ushtarake ka qene qe ne luften e pare botrore te ndertuar nga Italianet dhe ka qene baze e tyre deri ne fund te luftes se dyt botrore. Nuk ka qene baze e Enverit por e ushtrise shqiptare.

    Përgjigju
  • Miri: 09/08/2024 11:49

    Ai vend duhet të mbetet ashtu siç është. Nuk mbeti vend pa e prishur e zaptuar

    Përgjigju
  • Bim: 09/08/2024 11:43

    Shpresoj qe jo. Jan njerez te paskrupullt. Mjafton me pa interviste e saj qe as e permend faktin qe eshte ne Shqiperi dhe Dirty Money se si burri i vet i ka bere ato lek.

    Përgjigju
  • Sati: 09/08/2024 11:25

    E para Ylli Meçe nuk ish ushtar , por kuadër i FLD. DERI KOMISAR I REGJIMENTIT TË KATRAVE SILURUES. NUK KEMI PARË NO NJË SHTËPI TË DUÇES ATY.ITALIA KISH NDËRTUAR MOLIN , ÇENTRALIN ELEKTRIK , DY BATERI ME TOPA TË RËNDË QÈ NUK MË KUJTOHET KALIBRI, NJË KOMANDË QËNDRORE DY KATËSHE ME DY HYRIE, SI EDHE NJË SHTËPI HOTEL OFICERËSH.SE Ç'DO BËHET E DINË MATRAPAZËT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë