Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë dëbimet e migrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit.
"Dëbimet duhet të përshpejtohen, 'me rregullore ligjore nëse është e nevojshme'," tha Scholz gjatë një vizite në Solingen.
Kancelari gjithashtu kërkoi "zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik" të ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për migrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Evropian ku ata mbërrijnë në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit.
"Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për të studiuar këtë", shtoi kancelari Scholz.
Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes së kaluar në një shesh në qendrën e qytetit të Solingenit.
I dyshuari 26-vjeç, i cili është me origjinë nga Siria, u dërgua në paraburgim me urdhër të gjykatës, raporton agjencia gjermane DPA.
Sulmuesi, i cili dyshohet se është anëtar i grupit terrorist të Shtetit Islamik, raportohet se ishte parashikuar të dëbohej në Bullgari pas mbërritjes në Gjermani në vitin 2022, por policia nuk arriti ta lokalizonte atë./REL
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari Rutte thirrje vendeve të NATO-s: Rritja e buxhetit dhe e prodhimit të mbrojtjes, të nevojshme për sigurinë e Evropës!
8 Mars, 18:07
-
Spahiu: Trump poshtëron miqtë Zelensky, Scholz, Macron, por lartëson armiqtë Putin, Kim Jong, Xi...
2 Mars, 19:04
-
Ambasadori gjerman Bergner: Kam qenë dhe jam për zgjerimin! Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, keni bërë hapa të mëdhenj përpara
28 Shkurt, 10:20
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Reuters: Merz përballet me negociata të vështira për koalicionin e ri
24 Shkurt, 07:35
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Geron Kamberi: CDU nuk do bëjë aleancë me AfD! Kancelari i ri Merz nuk është për ndërprerjen e ndihmës ndaj Ukrainës
23 Shkurt, 19:48
-
Zgjedhjet në Gjermani/ CDU afro 29%, AfD dyfishon votat, kalon 20%! Rënie e madhe për SPD, bie në 16.5%! Pjesëmarrja 84%, më e larta që nga 1990
23 Shkurt, 07:35
-
Nesër Gjermania voton/ Zarka: Kemi rritje të ekstremit të djathtë, ja rreziqet! AfD fushatë kundër emigrantëve
22 Shkurt, 15:20
-
Nesër mbahen zgjedhjet në Gjermani, analiza e DW: Ja pse janë të rëndësishme për Europën
22 Shkurt, 08:43
-
Zgjedhjet në Gjermani, emigracioni dhe kostoja e jetesës shqetësim për votuesit
19 Shkurt, 15:23
-
Kush janë 4 kandidatët për kancelar të Gjermanisë?
19 Shkurt, 12:45
-
Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit
19 Shkurt, 08:32
-
Enver Robelli: Bubullimat e Mynihut
18 Shkurt, 10:53