Scholz: Ne nuk mund të lejojmë që Putin të fitojë këtë luftë

Scholz: Ne nuk mund të lejojmë që Putin të fitojë këtë luftë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbajtur një fjalim të shkurtër në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Ai dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia, por nuk përmend kritikat e ngritura kundër qeverisë së tij se ka qenë shumë e ngadaltë për të dorëzuar armë të rënda në Ukrainë.

“Një fuqi e madhe bërthamore po sillet sikur ka të drejtë të ricaktojë kufijtë”, thotë ai.

“Putini dëshiron të kthehet në një rend botëror në të cilin forca dikton atë që është e drejtë, në të cilën liria, vendosmëria dhe sovraniteti nuk janë për të gjithë”, shtoi ai.

“Ne nuk mund të lejojmë që Putini të fitojë këtë luftë”, thotë ai, duke shtuar se nuk do të ketë paqe të diktuar.

Scholz është nën zjarr në Gjermani dhe jashtë saj. Kritikët thonë se ai duket hezitues në mbështetjen ushtarake të Ukrainës.

Por në fjalimin e tij, ai thotë se Gjermania po përfundon të ashtuquajturën "Zeitenwende" ose pikë kthese në politikën e jashtme, duke furnizuar me armë një zonë lufte për herë të parë, duke shpenzuar 100 miliardë euro (107 miliardë dollarë, 85 miliardë £) për ushtrinë e saj dhe duke shkurtuar varësinë e saj nga energjia ruse.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës