Schumacher feston sot 51-vjetorin, më shumë se gjashtë vite që prej aksidentit që e la me pasoja

Legjenda e Formula 1 dhe skuderisë Ferrari Michael Schumacher, gjendja shëndetsore e të cilit ende mbetet enigmë, feston sot 51 vjetorin e lindjes. Ky është viti i gjashtë që gjermani ka ditëlindjen që pas aksidentit në alpet e Francës më 29 dhjetor të vitit 2013, moment kur ish-piloti pësoi dëmtime në tru dhe hyri në koma. 

Që nga ky moment thashethemet kanë qenë të shumta për gjendjen shëndetsore, por në asnjë rast nuk ka patur diçka zyrtare, pasi familja e tij dhe më konkretisht gruaja 50-vjeçare Corina ka kërkuar që të ruhet privatësia. 

Para pak ditësh ishte pikërisht kjo e fundit që në rrjetet sociale postoi një mesazsh ku shkruante: “Gjërat e mëdha nisin me hapa të vegjël. Shumë gjera të vogla formojnë një mozaik të madh. Së bashku jemi më të fortë dhe kjo është pikërisht mënyra se si forcat e kombinuara e bëjnë më të lehtë inkurajimin e të tjerve.”

Ndërkohë gjatë 2019 interesante kanë qenë edhe fjalët e Jann Todt, presidentit të FIA-s që është njëkohësisht edhe mik i Schumacher. Francezi është shprehur se ish-piloti i Ferrarit po bën një përparim të mirë dhe se po mundohet për të komunikuar.  

Pikërish ditën e sotme kur edhe Schumacher ka ditëlindjen, urimet për shërimin e tij kanë ardhur nga shumë personalitet të sportit dhe jo vetëm. Përjashtim nuk kanë bërë as tifozët.


 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë