U bënë 91 ditë nga aksidenti i tmerrshëm në Alpet e Francës ku Michael Schumacher duke bërë ski përplasi kokën në shkëmb dhe vijon të ndodhet në koma në gjëndje vegjetative.Aksidenti ndodhi ne Meribel më 29 dhjetor dhe që prej asaj dite 7 herë kampioni i botës në F1 ndodhet në një spital në Grenoble duke luftuar për jetën.
Që nga ajo ditë për gjëndjen e 45 vjecarit janë bërë shumë hamendësime ,parashikime por fakt është që pasi ka përplasur kokën me një shkëmb gjermani vijon në koma dhe ka humbur rreth 25% të peshës së tij duke rënë me 20 kg.
Gjatë kësaj periudhe është folur edhe për përmirësim ,është thënë nga familjarët se ai është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet po ashtu nga mjekë ekspertë është sqaruar se Schumacher mund të qëndrojë në këtë gjëndje për pjesën e mbetur të jetës.Ish-piloti i Ferrarit kaloi edhe një infeksion në mushkri.
Në fillim të muajit mars mjekët thonë se shanset për përmirësim janë reduktuar.”Duhet të përgatitemi për më të keqen” thotë një ish-mjek.Ndërsa burime të cituara nga britanikja “Mirror” bëjnë me dije:”Michael është në një gjëndje të tmerrshme dhe mjekët thonë se ka shumë pak shpresa për rekuperim.Mjekët tashmë i kanë komunikuar edhe familjarëve se Schumin vetëm një mrekulli e shpëton.Menaxherja kërkon të mos dorëzohet dhe ka besim se 45-vjecari do të zgjohet.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com