Schweinsteiger tërhiqet nga
ekipi kombëtar i Gjermanisë

Schweinsteiger tërhiqet nga<br />ekipi kombëtar i Gjermanisë
Bastian Schweinsteiger ka zyrtarizuar tërheqjen e tij nga ekipi kombëtar i Gjermanisë.Kapiteni 31-vjeçar ka lajmëruar nëpërmjet rrjetit social Facebook se i ka kërkuar trajnerit të kombëtares që të mos e thërrasë më për ndeshje.

Mesfushori i Mançester Junajted shpjegoi se, “Pasi fitova botërorin e vitit 2014, arrita një objektiv të tillë nga pikëpamja historike dhe emocionuese që nuk mund të jetë më e përsëritshme.

Schweinsteiger vendosi që në moshën e tij 31-vjeçare të përfundojë karrierën e tij me kombëtaren të cilës i dha fund me paraqitjet e tij si kapiten në Kampionatin e fundit Evropian i cili u mbajt këtë vit në Francë. Debutimin e kishte në vitin 2004 kundër Hungarisë prej kur ka qenë lojtar i pashmangshëm i kombëtares. Në fanellën e Gjermanisë ka regjistruar 120 paraqitje dhe ka shënuar 24 gola.

Suksesin më të madh me kombëtaren Schweinsteiger e arriti në vitin 2014, atëherë kur u stolis me titullin kampion bote.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur vetëm për dy klube edhe atë për Bayern Mynihun nga viti 2002 deri në vitin 2015, kur vendosi t’i bashkohet radhëve të një gjiganti tjetër evropian, Manchester United.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur