LEZHË - Edhe në qytetin e Lezhës, pensionistët kanë dalë nga shtëpia, duke mos respektuar rregullin e ri që hyn në fuqi nga sot, ku i ndalon ata që për çfarëdo arsye të lënë banesën. Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se ditën e sotme një pensionist i shkoi deri në bashki. Në një lidhje me Skype për Report Tv, kryebashkiku i bëri apel pensionistëve të qëndrojnë në shtëpi. Ai tha se do t'u ofrohet shërbimi në banesë me ndihma nga bashkia. Por Ndreu shtoi se edhe bizneset private janë ofruar në ndihmë të kësaj situate të vështirëve, duke i çuar ushqime me delivery në banesë. Kryetari i Bashkisë tha se për të përballuar situatën dhe për t'i shërbyer të gjithë pensionistëve të vetmuar, është kërkuar edhe solidariteti i qytetarëve, të cilët janë shprehur të gatshëm për t'i ndihmuar të moshuarit duke ia bërë ata pazaret.
Po ashtu - tha Ndreu - po u shërbehet edhe familjeve në nevojë, edhe me ndihmën e privatëve. Janë rreth 800 pako me ndihma që janë dhënë nga bizneset në Lezhë për familjet në nevojë.
"Është një problem realisht serioz ky sepse pensionistët kanë tendencën për të mos u bindur. Gjej rastin t'i bëj thirrje të mbrojnë jetën e vet se është e rëndësishme për ne që ata të jetojnë dhe të jenë të shëndosh. Ka pasur pensionistë që më kanë ardhur tek bashkia. Ne kemi mobilizuar gjithë strukturat tona, por janë regjistruar edhe shumë vullnetarë. Qytetarë që janë të gatshëm të shërbejnë tek pensionistët për blerjet. Jemi në disktuam me një supermarket në Lezhë që do të sigurojë delivery për pensionistët. Ne po trajtojmë me pako shtresat më në nevojë që e kanë burimin e të ardhurave afër zeros, për shkak edhe të situatës ku ndodhemi. Unë gjej rastin të falenderoj biznese të ndryshme në Lezhë që kanë dhënë ndihma, që po shkojnë rreth 800 pako, dhe paguhen në interes të shtresave në nevojë. 2100 familje kemi asistuar deri më sot, dhe pakot janë 3 mijë lekë të reja", tha Ndreu.
Lajmi kryesor:
Pensionistët nuk mbyllen në shtëpi: Do dalim të marrim për të ngrënë, nuk na i sjell njeri qoftet te dera! Shumica e qytetarëve jashtë, pa autorizim (Video)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
24.9%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Lezhë/ Prefektura rikthen vendimin për faljen e tarifave vendore, Ndreu: Do kërkojmë hetim administrativ për këto veprime
30 Dhjetor 2024, 11:51
-
Patos/ Dyndje në Postë për pensionin dhe bonusin e fundvitit, të moshuarit: Duhen më shumë sportele dhe pika, situatë kaotike!
30 Dhjetor 2024, 10:43
-
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
29 Dhjetor 2024, 18:15