Së bashku me një grup personash abuzoi seksualisht me shokun e klasës në Athinë, 17 vjeçari shqiptar arratiset drejt Shqipërisë

Së bashku me një grup personash abuzoi seksualisht me shokun e klasës në Athinë, 17 vjeçari shqiptar arratiset drejt Shqipërisë

Foto ilustruese

Një 17 vjeçar shqiptar i cili akuzohet se së bashku me një grup personash të tjerë kanë abuzuar seksualisht me bashkëmoshatarin e tyre, është arratisur drejt Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, ku thuhet se për ngjarjen e rëndë deri më tani janë arrestuar 6 persona. Të arrestuarit pranuan se kishin kryer akte seksuale me 15 vjeçarin por pa ushtruar dhunë. Ndërsa tjetër i mitur është liruar nga policia për shkak se nuk kishte mbushur ende 15 vjeç dhe si pasojë është vënë nën monitorim nga efektivët.

Për shqiptarin është lëshuar një urdhër arresti por më tej thuhet se sapo e ka marrë vesh për ngjarjen, ai është arratisur drejt Shqipërisë ndërkohë që identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike