Situata nga COVID, pika kufitare e Kapshticës për hyrjen në Greqi do të jetë e mbyllur deri më 24 maj

Situata nga COVID, pika kufitare e Kapshticës për hyrjen në Greqi do të jetë e mbyllur deri më 24 maj

Pika kufitare e Kapshticës

Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më 24 maj, pasi Greqia njoftoi sot shtyrjen e masave me Shqipërinë. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Ndërkohë, Greqia i dha fund lock-down -it, ku nga dita e sotme vendi rikthehet në normalitet dhe qytetarët nuk qarkullojnë më me orar të kufizuar. Po ashtu, nga dita e sotme Greqia çeli zyrtarisht edhe sezonin turistik, ku qeveria do të lejojë çdo turist të vizitojë vendin, nëse ata janë vaksinuar ose mund të sigurojnë një test negativ të koronavirusit. Megjithatë, ende kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë i mbyllur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë