Tirana kampionë në fuqi e Superligës la pas minikrizën në sezonin e ri, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Teutës në ndeshjen e parë të javës së 5 të kampionatit.
“Përpos golave jemi të kënaqur për fitoren. Ishim në një pozicion ku kishim marrë pak pikë, minimumin e mundshëm. Për këtë arsye këtë herë e rëndësishme ishte fitorja,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Për bardheblutë kundër ‘djemve të detit’ shkëlqeu Redon Xhixha, futbollisti që shënoi 3 herë dhe mori topin në fundin e ndeshjes. Një paraqitje për të mos u harruar, por jo për Xhixhën, i cili me mendje është te derbi me Partizanin në program për javën e ardhshme.
“Po të ishte në dorën time i kisha fal këto tre gola që të realizoja në derbi, por ishalla ia arrij të shënoj edhe atje,”-tha Redon Xhixha, futbollist i Tiranës.
Me këtë humbje Teuta renditen e parafundit me 3 pikë, por mund të zbresë edhe më poshtë në rast se Kukësi fiton të hënën kundër Partizanit.
“Çaluam shumë sidomos pas golit të parë, por edhe gjatë gjithë pjesës së dytë. E nisëm mirë, duke patur disa momente që mund të shënonim, por në një moment që gabuam për rrjedhojë edhe të cilësive që ka kundërshtari arriti të na shënojë,”-deklaroi Bledi Shkëmbi, trajner i Teutës.
Ndeshja e rradhës për Teutën do jetë me 1 tetor kundër Vllaznisë në ‘Niko Dovana’
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama zbulon projektin: Në periferi të Tiranës një park i madh i besimit, gjithçka sipas Librave të Shenjtë
12 Mars, 22:18
-
Klasikja pa gola, Shkëmbi për Report TV: I kënaqur me 1 pikë! Trajneri i Vllaznisë: Ishim pafat
12 Mars, 16:18
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Sherri te 'Sami Frashëri'/ Policia vihen në hetim 6 persona, mes tyre 3 të mitur
11 Mars, 18:25
-
Klasike jetike për Tiranën, trajneri Shkëmbi: Shpresoj që fati mos të jetë sërish me Vllazninë! Të martën edhe 2 sfida të tjera
10 Mars, 16:40
-
Punimet në Unazën e Madhe, bllokohet një pjesë e aksit më 8 dhe 9 mars (ORARET)
7 Mars, 15:28
-
Superliga/ Tirana është 'gjallë', mposht 4-1 Laçin! AF Elbasani humbet shansin për 'Final 4', mbyllet java e 28-të
7 Mars, 08:37
-
Superliga/ Bylisi mposht 1-0 Teutën dhe del nga zona e ftohtë, 'zhyten' durrsakët
6 Mars, 16:00
-
Tirana rigjen makthet e së shkuarës, Bledi Shkëmbi ngre alarmin: Javët po na ikin, të marrim pikët
5 Mars, 14:30
-
Superliga/ Pikët e grumbulluara në fazën e tretë, Egnatia 'kampione'! Tirana dhe Partizani në 'pikë të hallit'
4 Mars, 10:52
-
Besëlidhja dominon sezonin e koshit, merr fitoren e 15-të radhazi! Mposht Tiranën në 'Farie Hoti'
2 Mars, 10:09
-
'Derbi i kryeqytetit' luhet në Elbasan, Bledi Shkëmbi: Kemi dhjetë finale, e para kundër Dinamos! Daja: Tirana më e favorizuar
1 Mars, 18:29