Së shpejti fatura elektronike tatimore, aplikacioni falas për biznesin e vogël (VIDEO)

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e konsultimeve me grupet e interesit për projektligjin e “Fiskalizimit”, zëvendësministri i Financave Elton Haxhi, shpjegon për Report TV, se me implementimin e faturës elektronike ulet informaliteti pasi lejohet monitorimi në distancë nga të gjitha institucionet tatimore, për të shmangur informalitetin. 

 “Pajisjet e reja fiskale apo sistemet e reja do të lejojnë, do të transmetojnë në kohë reale çdo transaksion. Për më tepër lejon një monitorim në distancë”, shprehet zv.ministri i Financave Elton Haxhi.

Duke iu përgjigjur kritikave Haxhi theksoi se biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë vlerë monetare, pasi po punohet që aplikacioni për këtë kategori të jetë falas.

 “Për biznesin e vogël ne po kujdesemi që ta adresojmë me aplikacion falas, apo me hapsirë falas”, thotë Haxhi.

Zëvendësministri sqaron se ende nuk ka një përgjigje konkrete se ccfarë do të ndodh me kasat fiskale aktuale, por deklaron se tashmë nuk bëhet fjalë për një aplikacion por shumë të tillë, dhe bizneset kanë mundësi zgjedhjeje.

 “Ky sistem e hap tregun në një numër të pakufizuar aplikacionesh apo zgjidhjesh fiskalizimi. Nuk është një aplikacion”, shpjegon zv.ministri.

Ndër të tjera ai ka shtuar se të gjithë bizneset janë të mirëpritura të bëhen pjesë e projektit pilot që nis në tetor, për të parë se si do ti përgjigjet tregu fiskalizimit. Ndërkohë Haxhi thekson se janari i vitit 2020 mund të shtyhet nëse biznesi nuk arrinë të përshtatet me aplikacionin që do të përzgjedh.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.n.: 06/09/2019 19:22

    Mbyll monopolin e kasave fiskale dhe hap monopolin e sistemit te ri tatimor qe do i kaloje dikuj tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!