Së shpejti konferenca e parë e Arbitrazhit Ndërkombetar në Ballkan, e pranishme dhe Vjosa Osmani

Së shpejti konferenca e parë e Arbitrazhit Ndërkombetar në Ballkan, e pranishme dhe Vjosa Osmani

Do të mbahet në fillim të korrikut Konferenca e parë e Arbitrazhit Ballkan. Ka pasur konferenca të tjera lokale në vende të veçanta rajonit, por kjo është e para që mbulon rajonin në tërësi, me pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha vendet.

Mes shumë personaliteteve nga fusha e drejtësisë, nga bota dhe rajoni, në konferencën e parë merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Regjistrimi për të marrë pjesë në konferencën e parë është falas, përderisa ajo do ta mbahet online, ndërsa ideja është që të mbahet çdo vit, në vende të ndryshme të rajonit, si një konferencë vjetore. Konferenca organizohet nga Londra dhe “Founding Committee”, nën idenë e tre avokatëve të njohur në Britaninë e Madhe, Klentiana Mahmutaj, James Hayton (Londër) dhe Korab Sejdiu (Prishtinë).

Arbitrazhi është një formë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe shërben si një alternativë ndaj gjykatave. Arbitrazhi i lejon palët të zgjedhin një palë të tretë neutrale për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Ai mund të jetë më i shpejtë dhe më i lirë se gjykatat. Vendimet e arbitrazhit janë gjithashtu më të lehta për t'u zbatuar globalisht sesa vendimet e gjykatave. Nëse palët dëshirojnë, vendimi në arbitrazh mund të mbahet edhe në mënyrë konfidenciale.

Arbitrazhi i traktatit të investimeve gjithashtu i ka dhënë arbitrazhit një reputacion negativ në disa vende të Ballkanit, për shkak të humbjeve që kanë pësuar vendet e këtij rajoni ndaj investitorëve të huaj.

Mbi këtë nismë organizatorët besojnë se do të ishte në të mirë të biznesit, tregtisë dhe investimeve të huaja në rajon, nëse arbitrazhi do të përdorej në një shkallë më të gjerë. Të bësh biznes kërkon besimin se, nëse gjërat mund të shkojnë keq, do të marrësh drejtësi. Përdorimi i gjykatave lokale mund të krijojë rreziqe nga vendimi i tyre për njërën palë, si dhe vështirësi në zbatimin e vendimeve përtej kufijve. Arbitrazhi mund të sigurojë një forum neutral, një procedurë të shpejtë (e cila mund të bëhet me porosi nga palët) dhe zbatim të shpejtë.

Konferenca synon që të inkurajojë përdorimin e arbitrazhit dhe të mbledhë së bashku praktikues dhe përdorues të mundshëm të tij nga i gjithë rajoni i Ballkanit, për të shkëmbyer përvojat dhe për të ndarë njohuri të ndryshme. Në konferencë do të marrin pjesë një sërë penalistësh nga e gjithë bota dhe rajoni. Temat janë formuluar për të qenë sa më të kuptueshme jo vetëm nga avokatët, por edhe nga ata që dinë shumë pak për arbitrazhin.

Organizatorët janë të interesuar që njerëzit e biznesit (përfshirë avokatët e rajonit) të marrin pjesë, për të zbuluar më shumë rreth funksionimit të tij. Gjithashtu organizatorët presin që të ketë gjithashtu një pjesëmarrje sa më të gjerë nga avokatë dhe praktikues me përvojë të arbitrazhit, të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth kësaj ideje për rajonin. Kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen në konferencë praktikues të shumtë të arbitrazhit në botë, të mbështetur nga shumë avokatë të njohur dhe profesionistë të tjerë nga rajoni dhe e gjithë bota.

Temat përfshijnë:

- Pse duhet të përdorim arbitrazhin?

- Si të hartoni një klauzolë arbitrazhi në kontratën tuaj?

- Cilat janë sfidat për ta përdorur arbitrazhin në mes të një pandemie dhe si kapërcehen ato?

- Si t’i zbatoni vendimet e arbitrazhit në rajon?

- Si duhet të reformohet sistemi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve investitor-shtet?

Konferenca do të zhvillohet on-line nga 5-7 korrik 2021.

Për të interesuarit dhe aplikuesit mund ta vizitoni faqen e internetit ëëë.balkanarbitration.org, ku mund të mësoni më shumë rreth konferencës, orarit dhe pjesëmarrjes.

Klentiana Mahmutaj, Avokate e pavarur në Angli dhe eksperte e pavarur pranë OKB-së

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan