Nderkohe qe zv/kryeministri Kuqi nuk e ka perjashtuar mundesine e nderhyrjes ne Veri, edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se duhet përdorur edhe forcën për zgjidhjen e çështjes së Veriut.Por, Rexhep Selimi nga Vetëvendosje e quan absurd mbledhjen e nënshkrimeve derisa Kushtetuta e Kosovës ia mundëson kryeministrit të thërrasë seancën e jashtëzakonshme pa pasur nevojë për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
Sipas deputetit të AAK-së, Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e institucioneve të Kosovës. Haradinaj flet edhe për raportet e partisë së tij me PDK-në. Thotë se do ta mbështesin Qeverinë në agjendat nacionale.
Mosperkrahjen e nismës së Vetëvendosjes për një seancë të jashtëzakonshme Haradinaj e arsyeton me vleresimin se nuk është koha e folklorizmave dhe debateve, por se është koha e veprimeve.
Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur i habitur se si Grupi Parlamentar i PDK-së ka marrë iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për veriun e Kosovës.
Selimi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ia mundëson kryeministrit Hashim Thaçi të thërrasë një seancë të tillë pas pasur nevojë për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
Ai shtoi se Vetëvendosje ka kërkuar që nga 2006-ta të ndërhyhet në veri dhe të arrestohen pjestarët e strukturave kriminale të Serbisë që veprojnë në veri të cilët sipas Selimit njihen me emra e mbiemra.
Gjithashtu, Selimi ka vlerësuar se institucionet e sigurisë në Kosovës nuk kanë qenë në nivel të detyrës për sa i përket gjendjes në veri. Në këtë kontekst, Selimi ka akuzuar rëndë Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, është bërë pjesë e planeve serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në veri. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka hequr vetë dorë nga ushtrimi i sovranitetit dhe nga zbatimi i sundimit të ligjit në veri.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com