Avokati i ish-presidentit, Donald Trump, John Sauer, tha në fund të seancës dëgjimore se një ish-president mund të ndiqet penalisht për “akte zyrtare” nëse dënohet fillimisht nga Senati gjatë procedurave të shkarkimit.
Ish-presidenti ka pohuar vazhdimisht se sfidimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale binte nën detyrat e tij si president, ai nuk mund të ndiqet penalisht për asnjë akt zyrtar që ka bërë.
“Thoni se presidenti u fajësua dhe u dënua me akuzën e nxitjes së kryengritjes, atëherë qeveria mund të ngrejë një ndjekje penale për të njëjtën sjellje ose të ngjashme?”, pyeti gjyqtarja Florence Pan.
“E saktë”, tha Sauer.
Ai shtoi se beson se ka “të gjitha llojet e doktrinave të tjera ligjore që shkelen në këtë rast”.
Seanca historike në Apel ndaj ish-presidentit Donald Trump mbi pretendimet për imunitetin presidencial ka përfunduar pas rreth 75 minutash.
Në gjykatë u diskutua nëse ish-presidenti Donald Trump është i imunizuar nga ndjekja penale.