Seanca në 6 prill, Haradinaj: S'e di
çfarë është drithërimi, jam shqipta

Seanca në 6 prill, Haradinaj: S'e di<br />çfarë është drithërimi, jam shqipta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar sërish se procesi gjyqësor në ngarkim të tij është një lojë politike. 

Kur pritet të dalë para gjykatës franceze në 6 prill, Haradinaj tha gjatë një interviste për RTK se nuk trembet. 

“Jam shqiptar dhe nuk e di çka është drithërimi”, është shprehur Haradinaj. “Unë jam shtetas i Kosovës dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën ndërsa sa i përket luftës gjithçka është shqyrtuar rreth meje në Tribunalin e Hagës”, tha Haradinaj. 

“Këto ndjekje që iu bëhen qytetarëve shqiptarë, duhet t’i shohim si përpjekje të Serbisë për të penguar rrugëtimin e shqiptarëve në Ballkan”, tha Haradinaj. Por, ai tha se atë qëndrueshmëri që kanë pasur ndaj ish regjimit të diktatorit Slobodan Milosheviç, shqiptarët do ta kenë në vazhdimësi.

“Nuk do të ndodhë që ata t’i fusin më duart në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Ai tha se kjo që po e bën Serbia me të do të jetë e disfavorshme për vetë Serbinë e cila po hapë tema të reja, e të cilat domosdo që do t’i humbë. Haradinaj ka folur edhe për Epopenë e Dukagjinit, e cila do të filloj të shënohet nesër pa prezencën e tij në Gllogjan.

Rezistenca e familjes Jashari zgjoi shqiptarët kudo që ishin. Beteja e radhës u zhvillu në Gllogjan. Epilogu i kësaj beteje ishte i duhuri sepse ikën me turp serbët dhe u çua porosia se është e mundur me fitu luftën, nëse jemi të bashkuar”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se edhe pse në atë betejë ranë dëshmorë tre djem të Kosovës, porosia ishte e fitores. Kryetari i AAK-së që po qëndron i ndaluar nga 4 janari në Francë.

Ndërkohë ai e ka quajtur qeverinë "Mustafa" një fat të keq, pasi sipas tij, e ka çuar vendin në një gjendje të rëndë.  

Kosova është shpenzuar shumë dhe më vjen keq që është nëj gjendje e tillë”, ka thënë ai. Po ashtu, ai tha se në Kosovë ka pasur gjithnjë gatishmëri që t’iu jepen serbëve të drejta. “Mirëpo është ekzagjëruar me idenë e një "Republika Srpska" që nuk mund të zbatohet në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai tha se në raport me Kosovën ka ende çështje të pa përmbyllura.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj po qëndron i ndaluar nga 4 janari në Francë pas ekzekutimit të një urdhër arresti serb të vitit 2004 nga policia franceze.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë