Edhe këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi.
Shkak u bë mungesa e avokatëve të saj Sokol Mëngjesi dhe Klodian Skënderi, të cilët u gjobitën me nga 10 mijë lekë Seanca e radhës do të zhvillohet më 7 maj ora 9:30.
Procesi ndaj Bufit e akuzuar për “përdorim të funksioneve publike për veprimtari zgjedhore”, ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes.
Më herët, SPAK ka kërkuar deklarimin e saj fajtore dhe dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, dënim që u ul në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Në përfundim, SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg dhe vendosjen e Bufit në Shërbim Prove për 2 vjet.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











