Shtyhet seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit, avokatët kërkojnë bashkim të dosjeve me atë të Elbasanit, s'pranohet nga Gjykata! Saimir Visha: Të hetohet Ahmetaj

TIRANË- Pavarësisht kërkesës së avokatëve, për shkrirjen e dy dosjeve për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, Gjykata nuk ka pranuar tua shqyrtojë bashkë të dyja çështjet e inceneratorëve. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se seanca sot u shty për t’u zhvilluar në datat 1 dhe 2 shkurt, ku në datën 1 do gjykohet inceneratori i Fierit dhe në datën 2 ai i Elbasanit. Të pranishëm në seancën e sotme paraprake për inceratorin e Elbasanit ishin ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti socialist, Alqi Bllako.

Gjykata  e Posaçme nuk ka dalë ende me një vendim nëse do ta kalojë apo jo për gjykim dosjet për dy inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. Dy seancat paraprake të parashikuara këtë të mërkurë nuk përfunduan duke u shtyre për në  1 dhe 2 shkurt. Seanca e parë ishte ajo për inceneratorin e Fierit ku ndodhen aktualisht 21 te pandehur. Që në nisje te saj, prokurorët paraqite certifikatën e vdekjes për një ngatë akuzuarit Enver Sheshi, i cili vdiq  pak javë më parë në paraburgim duke kërkuar pushimin e çështjes.

Një kërkesë e ngjashme  për bashkim dosjesh u bë edhe ne seancën paraprake që u zhvillua për inceneratorin e Elbasanit . Ketë here krahas avokatëve të Lefter Kokës kërkesa u bë  edhe nga  avokati që mbron të pandehurin Klodian Zoton, që gjykohet në mungesësë. Por kërkesa ndeshi kundërshtimin e prokurorëve që u shprehen se një gjykim përbashkët ka rrezikun e humbjes së provave. 

Disa prej përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve me argumentin se çështja e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit janë të njëjta nga ana procedurale të bashkohen, pra të hetohen si një dosje e vetme. Sipas avokatëve, bashkimi i dy dosjeve bëhet për ekonomi gjyqësore.

 “Paraqitëm kërkesë për bashkimin e procedimeve meqenëse janë pak a shumë i njëjti akt penal. Gjykata në rastin e inceneratorit të Elbasanit është shprehur për mospranimin e kësaj kërkesë.

S’bëhet fjalë për humbje dhe favore, por për ekonomi gjyqësore, hetimet janë kryesisht të njëjta por gjykata e vlerësoi që jo. Prokuroria ishte kundër.”- tha një prej avokatëve.

“Sot nga ana e avokatëve të disa të pandehurve kërkuam bashkim të procedimeve. Nisur nga fakti që sipas kërkuesve çështje ndodhet në të njëjtën gjendje. Gjykata nuk e pranoi.”- tha një tjetër avokat.

Një qëndrim ndryshe pati avokati i një prej të pandehurve, Jonida Zeqo Saimir Visha i cili u shpreh se seanca e sotme çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt. Sipas tij, aktualisht janë duke u gjykuar viktimat e kësaj ngjarjeje. çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt. Sipas tij, aktualisht janë duke u gjykuar viktimat. Ai e pati edhe një akuzë për ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, Alda Klosi së cilës iu vodhën 120 mijë euro në banesë nga Rozeta Dobi. Sipas Samir Vishës, paratë e Alda Klosit kanë qenë për ruajtje dhe ato para duhet të kalojnë në favor të shtetit.

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët.

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit. 

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit

  • 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
  • 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
  • 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
  • 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur.  Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv thuhet se procedimi është regjistruar në 26 maj të vitit 2017 pas denoncimit të një personi me emrin Lefter Çollaku, i cili pas verifikimeve në regjistrin e gjendjes civile ka rezultuar anonim. Por pas hetimit një vjeçar  çështja është pushuar nga Gjykata e Elbasanit, katër vjet më parë, pikërisht në 11 janar të vitit 2018. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Çështja e inceneratorëve, avokati Saimir Visha: Kërkojmë çështja të rikthehet në hetim, të pyetet Ahmetaj! Po gjykohen viktimat

Saimir Visha, avokati i një të pandehuri është shprehur se çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt. Sipas tij, aktualisht janë duke u gjykuar viktimat. Ai e pati edhe një akuzë për ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, Alda Klosi së cilës iu vodhën 120 mijë euro në banesë nga Rozeta Dobi. Sipas Samir Vishës, paratë e Alda Klosit kanë qenë për ruajtje dhe ato para duhet të kalojnë në favor të shtetit.

"Ne kërkojmë që çështja të rikthehet në hetim për t'u pyetur Arben Ahmetaj. Sepse këtu po gjykohen viktimat. Se kuptoj sesi und  gjykohet dy herë i njëjti fakt. Edhe paratë e lënë për ruajtje nga shefja e kabinetit, se vjedhje s'është ajo, duhet të kalojnë në favor të shtetit dhe të kalojnë për pastrim produkti me këtë procedim penal."- tha avokati Saimir Visha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aldo: 18/01/2023 18:41

    shume e saket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër