E enjtja e 6 gushtit u shpall nga ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu si data kur deputetët e rinj të kosovës të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit të mblidhen në seancën konstituive të kuvendit.
Por apeli i saj shkoi ndryshe tek partitë, pasi klasa politike e prishtinës tashmë ka një tjetër sfidë përpara vec formimit të kuvendit dhe qeverisë së re. palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas haxhiut ditët e mbetura duhet të shfrytëzohen në funksion pikërisht të kësaj.
"Deri atëherë mbetet detyrim politik dhe institucional i subjekteve parlamentare që të vazhdojnë dialogun. Dialogun mes tyre askush nuk duhet ta shohë si shenjë dobësie, por si dëshmi e përgjegjësisë demokratike", tha Haxhiu në një konferencë për media.
Partitë kanë tashmë 12 ditë kohë që të shkojnë me një marrëveshje që në seancën e parë për presidentin. Por tentativat e deritanishme nuk kanë prodhuar një rezultat. Kreu I LVV Albin Kurti zhvilloi një raund takimesh me PDK si dhe Lumir Abdixhikun e Vjosa Osmanin dy javë më parë por pa një rezultat gjë të cilën e konfirmoi vetë. PDK është shprehur e hapur për bashkëpunim por ka theksuar se mbetet në opozitë një qëndrim që është Interpretuar si një hap për të mos bashkuar vota me kurtin në votim.
Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka ndërprerë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të vendit, për shkak të një krize brenda partisë, ku ka një nismë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.
Për konstituimin e parlamentit dhe zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota.
LVV me partitë e pakicave joserbe i ka numrat e nevojshëm për këto dy procese. Ndërsa, për presidentin kërkohet një marrëveshje politike, pasi duhet prania e 80 deputetëve në dy rundet e para të votimit.
Zgjidhja e një krize të afërt shihet tek një marrëveshje e mundshme me LDK-në, që ka18 deputetë, me të cilët do të arriheshin të paktën 81 vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre janë të pranishëm në sallë në dy rundet e para të votimit.
Me konstituimin e parlamentit, nga kjo ditë, deputetët duhet të zgjedhin brenda 60 ditësh presidentin, në kundërt Kosova do të shkonte sërish në zgjedhje të reja.
Komente








