/ATSH-AFP/ - Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi dje një vizitë në Seattle, SHBA, ku ai synon të joshë bizneset amerikane, të shqetësuara nga ngadalësimi i ekonomisë së dytë botërore (Kina).
Kjo vizitë në bregun perëndimor përbën një objektiv të dyfishtë për Xi Jinping.
Nga njëra anë do të përpiqet të zbusë tensionet me Uashingtonin mbi ishujt e diskutueshëm në detin e Kinës Jugore, sulmet e piratëve informatikë apo akuzat për praktika tregtare të pandershme kundër investitorëve amerikanë në Kinë.
Nga ana tjetër, takimet e tij dhe fjalimi që do mbajë në Seattle para krerëve të shumë shteteve perëndimore amerikane, që kanë marrëdhënie të ngushta me Kinën, do t'i mundësojnë atij që t'i tregojë popullit kinez se SHBA-ja e konsideron Kinën si një partner tregtar serioz.
/Shqiptarja.com