Sejko dhe Lulgjuraj realizojnë
videoklipin e këngës “Identitet”

Sejko dhe Lulgjuraj realizojnë <br />videoklipin e këngës “Identitet”
TIRANË - Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj kanë realizuar së fundmi videoklipin e këngës “Identitet”, me të cilën Shqipëria do të prezantohet në mbrëmjen e gjysmë finales “Eurovision Song 2013”.

Videoklipi është xhiruar nga një trupë televizive e Radio Televizionit Publik Suedez, në një nga lagjet në ndërtim të Tiranës. "Identitet" vjen me një version ndryshe si në muzikë edhe në videoklip, duke iu përshtatur stilit “rrok”.

Kjo është hera e parë, që Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision” me një këngë hard rrok. Kënga me autor Bledar Sejkon do të këndohet në shqip në Malmo të Suedisë ku dhe do të zhvillohet edicioni i 58-të i "Eurovisionit".

Kjo është hera e dhjetë, që Shqipëria merr pjesë në këtë festival, ndërkohë që këtë vit Shqipëria futet automatikisht në natën finale, pasi vitin që shkoi Rona Nishliu u shpall e gjashta. Ky edicion i “Eurovision” do të zhvillohet në datat 14, 16 dhe finalja në 18 maj.

(ad.ti/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve