TIRANË- Qytetarët shqiptarë do të përballen me çmime të larta deri në vitin 2024. Në konferencë për mediat Guvernatori Gent Sejko u shpreh se goditja që po marrin tregjet ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë është më e lartë sesa pritej. Në tremujorin e parë të vitit inflacioni ishte 4.4%, dhe deri në fund të vitit do të jetë mbi këtë nivel, ndërsa rënia e tij në 3% do të arrihet në 2024.
"Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë sollën ndërprerje të reja në zinxhirët globalë të prodhimit të shpërndarjes dhe shtuan pasiguritë për të ardhmen. Rritja e inflacionit u shkaktua nga goditjet e ofertës, të ardhura nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Ai pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024”, pohoi guvernatori.
Nga pasiguria dhe çmimet e larta ka nisur ngadalësimi ekonomisë.
“Inflacioni ka pësuar një rritje të ndjeshme, ndërsa rritja ekonomike ka shfaqur shenja ngadalësimi. Përkundrejt kësaj ecurie, ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen gjatë horizontit afatmesëm. Megjithatë, ritmi i rritjes pritet të jetë më i ngadaltë krahasuar me parashikimet e fillimvitit”, tha Sejko.
Pavarësisht situatës, Banka e Shqipërisë nuk e ka ndryshuar normën bazë të interesit duke e mbajtur atë në 1%, por njofton se do të monitorohet inflacioni dhe në rast kapërcimi mbi parashikimet aktuale banka do të ndërhyjë përsëri.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.2%
-
JO
12.4%
-
NUK E DI
3.4%
Vota total: 8154
Lajme të tjera
-
Informaliteti i lartë, 368 miliardë lekë jashtë sistemit bankar! Qeveria: Duhet digjitalizim! Bankat: Limit pagesave nën dorë
14 Qershor, 16:56
-
Ulen me 38 mln euro remitancat për tremujorin e parë! Banka e Shqipërisë: Emigrantët sollën shumë para cash
13 Qershor, 21:58
-
Rriten me 169 mln euro të ardhurat nga turistët për periudhën janar-mars, ekspertët: Paketat turistike, dyfish më të shtrenjta
13 Qershor, 20:50
-
Çmimet e larta rrisin kërkesën për kredi për blerje shtëpie! Në katër muaj shqiptarët morën 119,5 mln euro për shtëpi! Kostot e ndërtimit nga janari në mars 2022 u rritën me 5%
12 Qershor, 15:48
-
Të dhënat e INSTAT, viti 2022 pozitiv, rritje e pagës dhe ulje e nivelit të papunësisë! Zhvlerësohen nga inflacioni në rritje
10 Qershor, 19:34
-
Kriza e çmimeve ul fuqinë paguese të kredive nga klientët! BSH: Pas një viti në rënie në prill huatë me probleme u rritën me 0.2%
10 Qershor, 10:14
-
Rama publikon shifrat: Rritja e inflacionit në Shqipëri është më e ulëta në rajon
9 Qershor, 19:19
-
INSTAT: Inflacioni gjatë muajit maj arrin në 6.7%, rritja më e madhe e karburantit me 21.7%! Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 11.4 %
8 Qershor, 13:49
-
Raporti INSTAT/ Mallrat e blera jashtë vendit rrisin inflacionin! Çmimet e importit u rritën me 10% në tremujorin e parë! Energjia shtrenjtim galopant
8 Qershor, 09:42
-
Në krizën e inflacionit, rritet besimi në ekonomi i bizneseve dhe konsumatorëve për herë të parë për vitin 2022
7 Qershor, 21:51
-
Ndryshimet klimatike cenojnë prodhimin bujqësor global, FMN: Covid, lufta dhe klima, rrezik për tjetër uri globale, lufta mund të shkaktojë inflacion afatgjatë
6 Qershor, 20:30
-
Inflacioni në Gjermani arrin në rreth 8 për qind, sa ishte në vitet ’73-’74
31 Maj, 08:38
Idiote komplet qe vazhdojne me politiken monetare stimuluese. Australia e rriti dje normen baze te interesit, Amerika e rrit sot dhe Anglia neser. Keta gomeret tane duhet te rrisin interesat urgjentisht.
PërgjigjuS‘eshte kaq e thjeshte mor cun se ne Shqiperi jane te gjithe kredite me norme interesi te ndryshueshme. Duhet t‘i rrisin normat gradualisht se ndryshe nuk do paguajne dot kestet e kredive njerezit.