TIRANE- Të punosh sekretare nuk është edhe aq e lehtë. Madje për të qenë në lartësinë e duhur për realizimin e kësaj detyre, duhet të plotësosh një sërë kriteresh. Padyshim që prioritare është të kesh arsimimin e duhur, por nuk mund të mos merret parasysh paraqitja fizike, duhet të jesh e sjellshme, e madje nuk duhet të kesh impenjime. Mund të duken paksa kërkesa “të forta” e jo fort të detyrueshme për një vend të tillë pune, por me sa duket këto janë kriteret kryesore që duhet të plotësojnë aplikantet për një lajmërim të vendosur në një website njoftimesh.
Kështu, të interesuarat për aplikuar për vendin e punës së njoftuar, do të paguhen me 1 milion lekë në muaj, por ama u “bëhet me dije” se “sekretarja do të punojë ngushtë vetëm me Drejtorin dhe do e shoqërojë atë jashtë zyre”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com