Sekretari organizativ i PS Arben Pëllumbi në një prononcim për Report Tv theksoi se tashmë partia e tij ka nisur punën për fushatën zgjedhore, por për përzgjedhjen e kandidatëve do duhet të zhvillojnë fillimisht asamblenë e kësaj partie. “Unë besoj se jemi akoma herët për këtë fazë, ne si forcë politike kemi akoma detyra të lëna nga Kongresi. Po bëhemi gati për të mbledhur Asamblenë.
Meqënëse ajo mbledhje është konstituive dhe zgjedhore pasi do të zgjedhë 3 nga organet më të rëndësishme të PS, sekretariati i PS, kryesia e PS dhe sekretari i përgjithshëm, duhet ta bëjmë fizikisht. Po përgatisim këtë takim. Pas arritjes së këtij moment do të vazhdojmë me hapa të tjerë të përcaktuara qartë në Kongresin e PS.
Ne dëshirojmë ta bëjmë gjatë muajit korrik, duke aprë numrat në rritje të të infektuarve po e shtyjmë dhe po mendojmë brenda muajit korrik ta mbledhim Asamblenë Kombëtare”, shprehet Pëllumbi.
Duke pasur parasysh ngjarjet jo të këndshme në të shkuarën, sekretari organizativ i PS thekson se do të thellohen filtrat ndaj kandidateve.
“Duke pasur parasysh se kemi kaluar një ligj të dekriminalizimit dhe kemi kaluar disa ngjarje të pakëndshme në të shkuarën, unë e kam thënë, partitë politike e kanë të pamundur të kontrollojnë cdo lloj kandidati sidomos për aktivitete jashtë territorit të Shqipërisë, por për të detyruar që të jenë akoma më të ndershëm në atë që vetëdeklaron kemi propozuar disa ndryshime për të thelluar penalitet në rast se ti deklaron në mënyrë të gabuar në aktet e vetëdeklarimit.
Filtra të mirëfilltë nuk ke si deklaron se një forcë politike nuk mund të bëhet prokurori, gjykatë”, përfundoi Arben Pëllumbi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak
26 Dhjetor 2024, 13:36
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Ervin Salianji: Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij
15 Dhjetor 2024, 14:01
Arben Pëllumbi,djali Servet Pëllumbit;sekretar organizativ i ps. PS eshte bere simotra e pk se Kores Veriut,ku partia trashegohet nga djali,nipi sternipi dhe kjo nuk eshte me parti po dinasti. Keshtu ka ndodh edhe me ps tone qe rrjedh nga ppsh dhe qe Enver Hoxha nuk la ne krye te saj ndonje trashegimtar te radhes pare apo te radhes dyte e te trete. Hajde parti Klan,rilindjeleshi,turli derrash e dosash hajde. E neveritshme,shpifese regressive.
Përgjigju