Sekretari Stoltenberg ne Prishtinë:
Dialogu me Beogradin rruga e vetme

Sekretari Stoltenberg ne Prishtinë:<br />Dialogu me Beogradin rruga e vetme
“Dialogu Prishtinë-Beograd është shtegu më i mirë për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit. Jam informuar nga BE se dialogu ka progres, por ka ende sfida”.

Ka qenë ky mesazhi që sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg ka dhënë gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
 
Më tej, ai ka nënvizuar se NATO do të vazhdojë të mbështesë transformimin e FSK-së, e cila në vlerësimin e tij është një shembull për ngritjen e kapaciteteve të saj.

Jens Stoltenberg, theksoi se KFOR-i është në gjendje ta ruajë paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ai tha se prania e KFOR-it është themeli i paqes dhe stabilitetit dhe kjo është arsyeja pse kanë vendosur ta mbajnë ende në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa, në konferencën e përbashkët për shtyp ka deklaruar se problemet me fqinjët do të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Mustafa u shpreh se Kosova ka nevojë për ndihmën e NATO-s që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në ushtri, pasi kjo çështje ka mbetur peng shkaku i deputetëve serbë.

Kreu i qeverisë u shpreh se popullata serbe në Kosovë është e sigurt dhe askush nuk ka pse shqetësohet për këtë.Ai shtoi se po bëhet përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me të gjitha vendet e rajonit.

Sa i përket incidentin me trenin serb Mustafa u shpreh se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira si me Serbinë dhe por edhe me Rusinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Euroatlaantike u takua edhe me presidentin Thaci me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie