Sekretet e 21 janarit janë në librin e ish-presidentit Bamir Topit Nocturn. Kështu shprehet avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ndërsa komentoi marrjen në pyetje nga SPAK sot të ish-presidentit Bamir Topi. Sipas tij, Bamir Topi i ka thënë të gjitha ato që di lidhur me këtë ngjarje në SPAK.
‘Sekretet e 21 janarit janë në librin e ish-presidentit Bamir Topit. Ne kërkuam që libri të merret si provë dhe ai të pyetet edhe Topi edhe Rama dhe Ina Rama. Në kuadrin e morisë së provave që janë që janë të shumta, është një ngjarje që ka ndodhur në mes të gjithë mediave, nuk është puna ca do fshehim se nuk fshihet gjë. Bamir Topi ishte kryetar i shtetit dhe e dinte se çfarë do të ndodhte. Sikurse ka pasur informacion edhe për datën 21 dhe për 22 dhe 23. Berisha e akuzonte kreun e shtetit dhe duke thënë që presidenti do bënte puç dhe unë mbrojta Kryeministrinë , pra ti i bie që e ke bërë krim për të mbrojtur Kryeministrinë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Krimi shtetëror i 21 janarit/ ‘Repolitix’ zbardh librin e Bamir Topit për takimin me Bashën: Në emër të Berishës, kërkoi tërheqjen e urdhërarresteve për Gardën












