TIRANE- Zv/drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Zamir Shtylla nën shoqërinë e dy oficerëve të kësaj strukture janë paraqitur gjatë ditës së djeshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kanë zhvilluar një takim me kryeprokurorin Eugen Beci dhe prokurorin Behar Dibra. Shtylla në këtë takim është paraqitur me një dosje voluminoze në dore, e cila është përpiluar nga verifikimet e SHKB për zbulimin e efektivave të policisë së Shtetit, që dekonspiruan operacionin policor për arrestimin e kushërinjve Mëhillaj.
Ky është takimi i dytë i tij në këtë prokurori dhe ka zgjatur rreth një orë, ku është diskutuar rreth hetimeve për nxjerjen e sekretit hetimor. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se nëse do sigurohen prova që implikojnë oficerët duke spiunuar veprimet policore në teren, atëherë shumë shpejt do urdhërohet arrestimi dhe përjashtimi i tyre nga rradhët e Policisë së Shtetit.
Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu, ka bërë të ditur se, ka nisur hetime për të zbuluar se kush i ka dhënë informacion medias në lidhje me këtë operacion. Sipas prokurorisë, procedimin penal ka nisur për “nxjerrje të sekretit hetimor”, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione jozyrtare, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com