Seks me biznesmenë kosovarë
në motelet e Tiranës për 200 €

TIRANË-Goditet rrjeti i prostitucionit në kryeqytet, arrestohet tutorja dhe tre persona të tjerë.

Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Real", në kuadër të të cilit kanë arrestuar:
 
1. P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2)
2. T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2)
3. B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113)
4. E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)
   
Gruaja i mashtronte vajzat me shërbime falas në parukeri
Tutorja T.Th është me profesion parukiere dhe ka një sallon bukurie në zonën e Komunës së Parisit. Në sallon ajo u ofronte vajzave shërbime estetike që nga lyerja e flokëve, maskat, stilimet, etj ndërsa në këmbim nuk u merrte para. 
 
Pas disa shërbimeve të tilla, kur fatura rritej pronarja bënte presion që vajzat të paguanin dhe në rast se ato nuk i kishin këto para ajo u ofronte të kryenin marrëdhënie seksuale me miqtë e saj.
 
Gruaja ndihmohej nga i dashuri i saj Pirro J. Për të gjetur klientët të cilët kryesisht ishin biznesmenë nga Kosova e Shqipëria të moshave mbi 50 vjeç.
 
Takimi bëhej në motele në zonën e Vaqarrit dhe Ndroqit ku vajzat i dërgonte vetë gruaja me makinë. Për një takim me vajzat biznesmenët paguanin nga 100-200 euro.

Gruaja me inicialet T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës.

 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- 9 aparate telefonik
- 2 automjete

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit