Sekseri i aferës 'CEZ', Nuel Kalaj kandidat i AAK, Romeo Kara: Haradinaj strehoi hajdutin

Sekseri i aferës 'CEZ', Nuel Kalaj kandidat i AAK, Romeo Kara: Haradinaj strehoi hajdutin

Romeo Kara, ish-juristi i OSHEE

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara ka reaguar për lajmit ekskluziv të “Shqiptarja.com” që zbuloi se Nue Kalaj, sekseri i aferës CEZ, ka kandiduar për partinë e Ramush Haradinajt në zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar në Kosovë.

Në të njëjtën periudhë, Kalaj kërkohej nga komisioni hetimor i CEZ-it dhe Prokuroria për ta marrë në pyetje lidhur me privatizimin e OSSH te CEZ. Përmes një postimi në Facebook, Kara shkruan se kryeministri i Kosovës i ka dhënë strehim një prej njerëzve më të korruptuar në të dy anët e kufirit. 

Postimi i Romeo Karasë:

Jo me kot thuhet se politika e Kosoves eshte bere nje kopje e keqe e asaj te Tiranes. Ketu nismetaret e procesit te ndryshimeve politike ne 1990-91 iu dhane te drejte vetes qe te shijnin si iu donte qejfi, duke abuzuar deri ne marrezi me pushtetin, pasi mendonin se kete te drejte ja u jepte kontributi i tyre i “jashtezakonshem” si nismetare, ndersa ne Kosove, shume shpejt mbas lufte, disa nga luftetaret i dhane vetes atributin e zotit te vendit, me te drejte per t’u shperblyer me favoret e pushtetit, pavaresisht se shkelen mbi gjakun e deshmoreve dhe endrren shekullore per nje shtet te drejte e te pavarur.

Krushqia ngjan pa behet, prandaj edhe Nuel Kalaj, ky sojsez i Berishes, gjen perkrahje dhe mundesi militantizmi tek Haradinaj dhe partia e tij. Me njerez si Nueli ne krah, Haradinaj jo vetem qe po qorrolleps te ardhmen e Kosoves, por po zeron edhe ate kredi politike te fituar me kontributin e dhene ne lufte. Ne nuk kemi kurrsesi lluksin, qe te instalojme politika karshilliku ne shtetet tona, pasi ceshtja kombetare shqiptare, qe qendron permbi cdonjerin prej nesh, kerkon bashkim te bazuar mbi vlera dhe jo mbi pazare apo kompromise underground.

E pafalshme qe kemi dy qeveri shqiptare ne rajon ku njera i bie gozhdes dhe tjetra patkoit. I pafalshem ky karshillik i Haradinajt, qe jo vetem strehon nje te korruptuar dhe hajdut, qe ka konsumuar vepra te renda penale me Shqipëri, por edhe e promovon politikisht ne partine e tij. Me Nuelin si militant, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves eshte bere Aleanca per Vjedhjen e Kosoves, dhe kjo gje eshte pranuar me vetedije te plote nga kryeministri i Kosoves, qe mendon se kontributi ne lufte i jep te drejte atij te beje cfare te doje me Kosoven.

Kjo politike percarese dhe karshilliku do te marre fund shume shpejt, dhe nese do te jete e nevojshme do te nderrmeren edhe hapa konkrete politike dhe shoqerore, qe kjo gje te ndodhe, pasi te keqen do ta luftojme kudo ku ndodhet, pavaresisht se dikush do te vendose sinore te rinj ndermjet shqiptareve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 22/07/2018 18:28

    E po edhe koke bezhizhka Haradinaj strehon hajdute i bie qe edhe vet te jete superhajdut

    Përgjigju
  • Faik: 22/07/2018 16:33

    RESPEKTE për ROMEO KARA që po ju tregon Dhëmbët HAJDUTËVE dhe HORRAVE ANTISHQIPTARË që GRABISIN dhe TRADHTOJNË ATDHEUN e tyre për një GRUSHT LEK !!!!!!! HALLALL qumështi i NËNËS i NDERUARI ROMEO KARA. Të Përshëndes ROMEO

    Përgjigju
  • orli: 22/07/2018 16:19

    Ramush=karabush, nga 10% ne zgjedhjet e ardhshme 1%! Analfabeti k/minister vetem ne kosov ndodhe edhe zambia, ruanda etj.i kane me shkolle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan