Sektori i shërbimeve është më i godituri e njëherësh më i kërkuari. Ky është sektori i shërbimeve në Shqipëri që edhe pse ka pësuar humbje me mbylljen e qepenave të shumë bizneseve përsëri shihet si mundësi për rekrutimin e punonjësve në 3 vitet në vazhdim.

Në dokumentin e kuadrit makro-ekonomik 2021-2023, thuhet se punësimi do të rritet mesatarisht me 2.4%, ndërkohë që viti i ardhshëm do të ketë hovin më të madh, me një rritje të numrit të të punësuarve me 4.2%.

Nëse e ardhmja shihet me optimizëm, e tashmja sipas ekspertëve Ministrisë së Financave tregon një panoramë më të zymtë. Për vitin 2020 ata presin një rritje të shkallës së papunësisë me rreth 2% këtë vit, duke e çuar atë në 13.8%. Ky nivel pritet të ulet gradualisht në vitet e ardhshëm, dhe deri në fund të trevjeçarit 2023,nga 11%,  papunësia do të arrijë të jetë në nivelin të ulët historik 9%.

Për të nxitur punësimin e personave që kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë Ministria e Financave ka hartuar programin e ri-punësimit i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Nga ky program do të kenë mundësinë të përfitojnë të gjithë qytetarët që kanë humbur punën nga data 10 mars 2020 deri më 23 qershor 2020, ku shteti do të subvencionojë në dy skemat e para të punësimit 4 dhe 8 mujor, 6 paga nga 26 mijë lekë dhe në skemën e tretë me punësim 1 vjeçar subvencionon kontributet.

Grafiku punësimit dhe norma e papunësis