Por pretendimi për mos formimin e trupit gjykues dhe kërkesa e palës mbrojtëse për më shumë kohë për t’u njohur me dosjen ka bërë që gjykata të shtyjë seancën për në datë 9 janar të 2018, raporton gazetari Arsen Rusta.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm avokatja dhe Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit. Deri tani prokuroria ka vendosur sekuestro për disa prona të familjes Balili, mes tyre dhe resorti “Santa Quaranta”, 30 apartamente, troje, dyqane dhe pasuri të tjera.
Sekuestro preventive mbi pronat është vendosur, pasi prokuroria dyshon se janë vendosur nga aktiviteti kriminal i Kelmend Balilit, i cili akuzohet si koka e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha kanabisi, heroine e kokaine në Ballkan. Kelmend Balili është shpallur në kërkim, por policia shqiptare ende nuk ka arritur që ta vendosë para drejtësisë.
dy.b/shqiptarja.com






