TIRANE- Kompania më e madhe e naftës në Shqipëri “ARMO”, po përballet me dhjetëra borxhe financiare ku e fundit që kërkon nga kompania borxhin është një bankë. Kjo e fundit në 29 korrik të këtij viti ka siguruar një urdhër ekzekutimi nga gjykata e Tiranës, duke kërkuar nga kompania “ARMO”, të shlyejë një shumë financiare prej 356.603.184.61 lek.

Kjo pasi sipas kushteve te parashikuar ne kontratë janë përcaktuar edhe plani i shlyerjes së huasë, principialet dhe interesat.