Sekuestro tokës 9 mln € të 100
 vjeçarit në plazhin e Llamanit 

VLORË -  Një sipërfaqe toke shtetërore me vlerë tregu prej 9 milionë euro në plazhin e Llamanit në himarë u sekuestrua nga Prokuroria pasi nga hetimet ka rezultuar se është përvetësuar me dokumente të falsifikuara. Sipërfaqja e tokës prej 45 hektarësh ishte regjistruar në Hipotekë si tokë pyjore në emër të një 100-vjeçari nga Himara Jani Qirici, por në fakt ishte bregdetare.

Vendimi për sekuestron e truallit është marrë një ditë më parë në Gjykatën e Vlorës dhe ekzekutuar tashmë nga Prokuroria. Hetimet për këtë rast kanë nisur prej një viti me iniciativë të Task-Forcës të ngritur për hetimin e dosjeve të falsifikuara të tjetërsimit të pronave në Shqipëri e kryesisht në bregdet. Sipas prokurorisë së Vlorës këto hetime përfshijnë 7 persona, mes tyre ish drejtues të pushteti lokal, të Hipotekës dhe 3 zyrtarë të Gjykatës Administrative.
 
Si u privatizua kjo pronë?
Sipas hetimeve, Zyra e  Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë kishte vendosur ta refuzonte regjistrimin e pronës, kjo për shkak të mungesës së titullit të pronësisë. 100-vjeçari onte të regjistronte në Hipotekë truallin në gjirin e Llamanit vetëm me një vendim të vërtetimit të faktit juridik të vitit 1998.

pas refuzimit nga Hipoteka në lojë është futur Gjykata Administrative e Vlorës. Gjykatësi Astrit Shema ka dhënë vendimin në favor të kërkuesit, duke i dhënë pronën në një nga gjiret më të frekuentuara të Rivierës shqiptare i konsideruar si VIP për shkak të çmimeve të "kripura".

Faktet e zbuluara nga akuza kanë nxjerr në pah se 45 hektarë në hipotekë ishin regjistruar si tokë pyjore por në realitet dhe koordinatat gjeografike të plan vendosjes përkonin me të gjithë perimetrin e gjirit të Llamanit.

Në hetim dhe gjyqtari Astrit Shema
Për të gjitha veprimet antiligjore në lidhje me dosjen e tjetërsimit të kësaj prone më 22 prill 2015 ministri i Drejtësisë Nasip Naço kërkoi të inspektoheshin procedurat e gjyqtarit Astrit Shema. Pak muaj më pas në 25 shtator Naço kërkoi shkarkimin e gjyqtarit për shkelje të rënda dhe mos respektim ligji, por kjo kërkesë ende po shqyrtohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe nuk ka një vendim.
 
Sekuestro preventive e truallit është bërë me vendim gjykate nga Prokuroria e Vlorës. Me këtë vendim, prona nuk mund të shfrytëzohet nga persona të tjerë deri në përfundim të hetimeve.

Prokuroria: Në hetim për falsifikimin e dokumenteve dhe një gjyqtar
Gjyqtari i Gjykates se Shkalles se Pare Administrative te Vlores, Astrit Shema

Jani Qirici, pronari 100 vjeçar i tokës me vlerë 9 milion euro
Pronari 100 vjeçar i 45 hektarëve të sekuestruara në plazhin e Llamanit nga prokuroria e Vlorës, është shtetasi Jani Qirici i lindur më 21 prill 1915 në Himarë dhe banues po në këtë qytet. 

jani qirici database

Aktualisht kjo pronë e sekuestruar nga prokuroria është në proces gjyqësor pasi është vendosur që gjyqi të nisë dhe një herë nga e para në Gjykatën Administrative të Vlorës.

jani qirici faksimilje


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës