Policia vazhdon aksionin e kapjes së trafikuesve të drogës. Ditën e sotme ka bërë të mundur kapjen e 10 personave dhe sekuestrimin e 103 kg drogë të përpunuar gati për tu shitur. 

Tre persona u arrestuan nga policia e Tiranës, gjatë një operacioni të koduar me emrin “Triss”, ku u kapën edhe 30 kg m kanabis.

Ilir Kaja, 47 vjeç, Juri Muça, 37 vjeç të dy këta banues në Tiranë si dhe Krasniq Krasniqi, 32 vjeç, banues në Durrës, u arrestuan pasditen e të martës gjatë një operacioni që vijoi deri në mbrëmje. Sipas policisë personat dyshohet se shisnin lëndëve narkotike në zonën e Oxhakut.

Pamjet që shihni i përkasin operacionit të kryer nga policia në kryeqytet. Në momentin e ndërhyrjes, Ilir Kaja dhe Krasniq Krasniqi po qëndronin në një distancë prej disa metrash nga njëri- tjetri dhe nga automjeti tip "Seat" me targë AA 457 MZ. I ndaluari tjetër Juri Muça po qëndronte disa metra me tutje duke ruajtur ata, kur efektivët e njësisë operacionale të policisë, ndërhynë duke ndaluar ata.

Gjatë kontrollit të kryer në në bagazhin e automjetit “Seat”, u gjetur një thes brenda të cilit ishin të paketuar 6 thasë të tjerë të mbështjellë me celefon të trashë në të cilët kishte 30 kg marijuanë.

Policia sekuestroi në cilesinë e provës materiale, 2 automjete, 4 telefona celularë e sende të tjera.

Personat u arrestuan nga policia me akuzat e "Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike në bashëpunim''.

Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 7 persona për trafikim të lëndëve narkotike. Sasia e drogës që është sekuestruar është 72 kg e 500 gr, me destinacion shitjeje në qytetet Vlorë dhe Fier. Përkatësisht 25 kg i janë gjetur dhe sekuestruar Fatmir Hametit, 47 vjeç, banues në Vlorë. Droga iu gjet e fshehur në garazhin e një banese në lagjen’Isa Boletini’në Vlorë.

Një tjetër aksion i policisë është finalizuar me sukses ku kanë rënë në prangat e policisë 3 persona për trafikim të 29 kg e 500 gr drogë. Të arrestuarit janë Ilir Hoxhaj, 26 vjeç, Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç dhe Endri Hoxhaj, 23 vjeç, të tre banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Arrestimi i tyre ka ndodhur në në rrugën nacionale Babicë - Vlorë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas tip "Furgon Hundai" me targë AA687HY.

Policia e Vlorës ka vënë gjithashtu në pranga 3 persona për trafikim të lëndeve narkotike. Sasia e sekuestrua që iu janë gjetur është 17 kg e 500 gr të dyshuar të llojit kanabis sativa. Te arrestuarit janë Ervis Xhaferaj, 28 vjeç, Klodjan Nazëraj, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Kotë, Vlorë dhe Hekuran Gerbi, 24 vjeç, banues në fshatin Dukat, Tepelenë.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)