Është finalizuar me sukses operacioni i koduar ‘’PËRPARIMI’’. Policia ka sekuestruar 250 lëndë narkotike e dyshurar si heroinë, 5 telefona celularë dhë një automjet.

Nën prangat e policisë janë vënë 4 persona. Edison Kaçaniku, 25 vjeç, Edison Nasufi, 26 vjeç, Mendor Xhezairi, 26 vjeç dhe Tomi Kaçaniku, 23 vjeç të gjithë banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre erdhi pasi efektivët e policisë ditën e djeshme, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në afërsi të fshatit Përparim gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip’’Volswagen’’me targa EL 6892B dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Edison Kaçanikut, i’u gjetën 250 doza material pluhur, i dyshuar më atë të llojit heroinë.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)