SHKODËR- Janë sekuestruar 49 kg lëndë narkotike të fshehura në dy thasë, që dyshohet se destinacionin e kishin Malin e Zi, ndërsa 3 transportuesit kanë arritur t’i largohen policisë.

Sipas informacioneve të policisë së Shkodrës, në vendin e quajtur Pepuran, në Malsinë e Madhe, rreth 400 m nga kufiri me Maline Zi, janë pikasur 3 persona me dy thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis, që në total ishte 49 kg.

Sipas policisë, “në orët e vona të të mbërmjes së djeshme, janë konstatuar tre persona te paidentifikuar, të cilët pasi u është bërë thirrje për t’u ndaluar, kanë lëshuar në tokë dy thasët dhe janë larguar me vrap, duke shfrytëzuar terrenin e pyllëzuar dhe errësirën e natës, duke u larguar shërbimeve të policisë.”

Në dy thasët kishte një sasi prej 47 pakosh, të mbështjella me plastmas, që në totial rezultoi të ishte 49 kg dhe 547.8 gram, lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sattiva.
Ndërkohë, vijon hetimi për identifikimin dhe kapjen e 3 personave që transportonin. 

Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)