TIRANE - Me operacionin policorë “Distinktivi” seksioni i krimit ekonomik në kryeqytet ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 5 mijë dollar prerje 100 false si dhe të vërë në pranga tre persona.

Sipas bluve deri në këto momnete të dhënat e hetimit kanë nxjerrë në pah se sasia flase e kartmonedhave vintë nga Zvicra nëpërmjet një shqiptari tashmë të identifikuar dhe arrestuar.

Të arrestuar janë shtetasit I.Nasufi, H.Taka si dhe E.Piraçi i konsideruar nga blutë dhe personi përgjegjës për sjellien nga jashtë Shqipërisë të kartmonedhave flase. Ky grup sipas policisë përdorte përdoruesit e drogës për të këmbyer nëpër këmbimet valutore të kryeqytetit dollarët fals e më pas për të përfituar paratë.

Për krimin ekonomik hetimet mbeten ende të hapura pasi dyshohet se këta shtetas këtë veprimtari të jashtligjshme e kryenin pres disa kohësh, kryesisht duke zgjedhur dhe kohën kur në Shqipëri mbërrin dhe emigrantët apo kishte fluks turistësh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)