Një shtetas malazez është vënë në prangat e policisë shqiptare këtë të mërkurë. Burime të policisë bëjnë me dije se Dragoyub Konatra, 46 vjeç u arrestua në flagrancë nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, pasi iu gjetën 50 kg lënë narkotike cannabis sattiva, në automjetin e tij.

50kg Cannabis Sattiva

Lëndra narkotike u pikas gjatë skanimit të furgonit me targa MNE AE066, me të cilin 46 vjeçari udhëtonte nga Mali i Zi dhe kishte si destinacion Greqinë.

Sipas policisë 49 pakot e drogës, ishin fshehur në shasinë e furgonit.

50kg Cannabis Sattiva

50kg Cannabis Sattiva

droga kapshtice

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)