Sekuestrohen 510 mijë € llogari të biznesit italian të avionëve! Skemë pastrimi parash

Sekuestrohen 510 mijë € llogari të biznesit italian të avionëve! Skemë pastrimi parash

Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës vë në sekuestro llogaritë bankare të firmës italiane “Netta” sh.p.k nën dyshimin se kryej aktiviteti i paligjshëm i pastrimit të parave. Bëhet fjalë për 3 llogari bankare me vlerë totale rreth 510 mijë euro, konkretisht 1.5 mln lekë, 20 mijë € dhe 480 mijë $.

Shoqëria, me zyrë qendrore në Kashar, është themeluar nga italiani Bruno Rollo në janar të vitit 2022, një person që po hetohet në Shqipëri për pastrim parash. Sipas hetimeve të prokurorisë të nisura në vitin 2024, shoqëria italiane e cila ushtron aktivitet në mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve, rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta.

Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria “Netta” është në proces likuidimi për të mbyllur aktivitetin e saj në Shqipëri. Prokuroria dyshon se gjatë kësaj faze, dhe pa pasur dijeni mbi ecurinë e likuidimit të detyrimeve, paratë mund të transferohen jashtë vendit apo të fshihen. Në këto kushte, akuza ka kërkuar sekuestrimin e llogarive bankare, e cila është pranuar nga Gjykata e Tiranës.

Në shoqërinë e italianit Bruno Rollo aktualisht në QKB ortak i vetëm rezulton një tjetër italian Teodoro Grasso.

I njëjti, Grasso, më 5 maj të vitit 2021 kishte hapur në Vlorë shoqërinë “Aero”, me subjekt të njëjtë, mirëmbajtje dhe riparim të avionëve, e cila aktualisht është me status të pezulluar. Në këtë shoqëri, italiani ishte ortak me 50% të aksioneve me  Joan Alice Lundgren. Pas mbylljes së kësaj shoqërie në Vlorës, Teodoro Grasso duket të ketë marrë kompaninë e mikut të tij Bruno Rollo me zyrat në Kashar.

Hetuesit në Shqipëri dyshojnë se të tre janë të lidhur në skemën e pastrimit të parave, duke sjellë në vëmendje se në Itali, nga gjykata e shkallës së parë atje, janë dënuar për mashtrim në përfitimin e fondeve publike në vitin 2016.

Të njëjtët – thotë Prokuroria e Tiranës - zotërojnë dhe drejtojnë disa biznese në Itali në fushën e aeronautikës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut