Sekuestrohen heroinë e kanabis
policia arreston familjen Llani

TIRANË - Një sasi heroine e ndarë në disa doza gati për t’u shitur dhe rreth 1 kg kanabis u sekuestrua në vilën e 5 vëllezërve në Paskuqan. Në saj të këtij operacioni, efektivët e komisariatit numër 5 në Tiranë kapën në flagrancë një prej blerësve të lëndës narkotike, si dhe shpallën në kërkim 5 vëllezërit Llani. Ndërkohë, dy prej djemve të xhaxhait të këtyre të fundit u vunë në pranga teksa u kapën në flagrancë duke i shitur dozën e heroinës një prej klientëve të tyre, nën vlerën e 18 mijë lekë të vjetra.

Operacioni
M.P, 29 vjeçari nga Tirana u kap në flagrancë teksa kishte blerë një sasi të vogël heroine në vilën e 5 vëllezërve Llani, në Paskuqan. Burime nga policia thanë se 29 vjeçari sapo ka konstatuar uniformat blu, menjëherë ka gëlltitur qesen e heroinës për të mos u zbuluar gjatë kontrollit.

Pas ndalimit të blerësit, ky i fundit ka pohuar se drogën e kishte blerë tek shtëpia e vëllezërve Llani, por që dozën ia kishte shitur djali u xhaxhait të tyre tek dera e jashtme e shtëpisë. Më pas, pas një kontrolli në banesën e 5 vëllezërve, policia vuri në pranga dy personat që i shitën drogën.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në vilën e 5 vëllezërve, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 150 gr heroinë të ndara në disa doza, 1 kg kanabis të ndarë në doza, disa fishekë, një bombë dore, një sasi të konsiderueshme lekësh shqiptare dhe euro, si edhe disa pasaporta të personave të ndryshëm të cilët e kishin lënë ”peng” kur nuk kishin të holla për të paguar drogën. Gjithashtu, policia ushtroi kontroll edhe në banesë ku iu gjet dhe sekuestrua 10 gr kanabis, një thikë, si edhe një çifte pa leje.

Dëshmitë
Dy vëllezërit, kanë deklaruar para grupit hetimor se heroina ishte e 5 djemve të xhaxhait të tyre. “Heroina nuk është e jona. Ajo është e djemve të xhaxhait por ne e shitëm sot pasi kishim nevojë për lek”. Ndërsa të pyetur se ku e blinin ata drogën, 2 të arrestuarit janë shprehur se “Nuk e dimë këtë gjë, pasi ajo nuk është e jona”. Po ashtu, në pyetje nga policia janë marrë edhe prindërit e 5 vëllezërve, të cilët kanë thënë se “Nuk kemi qenë në dijeni për këtë gjë. Nuk e dinim se çfarë punësh bëjnë fëmijët”.

heroine dhe kanabis

Njoftimi zyrtar i Policise

Sot me date 01.08.2015, ora 12.00 u finalizua operacioni “VERE  2015 “ ku u be e mundur te arrestohen ne falgrance shtetasit:
1- Sadik Llani , i biri i Xhaferrit  dhe I Xhemes , lindur me 26.03.1987, lindur ne Babrru, Banues ne Babrru  Tirane kombësia Shqipetare, shtetësia Shqipetare, arsimi 8 klase,  gjendja familjare beqar, I denuar me pare per vjedhje.
2-  Klevin Llani , i biri I Shkelqim  dhe i Kimetes, lindur me 24.07.2000, lindur ne Babrru dhe banues ne Babrru  Tirane kombësia Shqipetare, shtetësia Shqipetare, arsimi 8 klase,  gjendja familjare beqar, I pa denuar.
3- Selim Llani , i biri Ethem  dhe i Fatime, lindur me 10.04.1960 , lindur Diber dhe banues ne Babrru banes private pa numer, kombësia Shqipetare, shtetësia Shqipetare, arsimi i mesem, profesioni, gjendja familjare martuar , I pa denuar.
4- Nafie Llani , i biri Musa  dhe i , lindur me 11.10.1965, lindur ne Diber  dhe banues ne Babrru banes private pa numer , kombësia Shqipetare, shtetësia Shqipetare, arsimi i mesem, gjendja familjare e martuar  e  pa denuar.
 
Po keshtu jane shpallur ne kerkim shtetasit: 
5- Et’hem Llani, i biri Selimit dhe i Nafijes, lindur me 19.03.1987, lindur ne Kruje dhe banues ne Paskuqan, Tirane, me Kombësi e shtetesi Shqipetare, arsimi i mesem,  gjendja familjare beqar, I pa denuar.
6- Dashamir Llani, i biri Selimit dhe i Nafijes, lindur me 10.01.1992, lindur ne Kruje dhe banues ne Paskuqan, Tirane, me Kombësi e shtetesi Shqipetare, arsimi i mesem,  gjendja familjare beqar, I pa denuar.
7- Ilir Llani, i biri Selimit dhe i Nafijes, lindur me 11.06.1994, lindur ne Kruje dhe banues ne Paskuqan, Tirane, me Kombësi e shtetesi Shqipetare, arsimi 8 klase,  gjendja familjare beqar, I pa denuar.
8- Fatjon Llani, i biri Selimit dhe i Nafijes, lindur me 08.11.1995, lindur ne Tirane dhe banues ne Paskuqan, Tirane, me Kombësi e shtetesi Shqipetare, arsimi i mesem,  gjendja familjare beqar, I pa denuar.
 
Si dhe eshte proceduar ne gjendje te lire shtetasi 9- Maksim Plaku I biri I Mustafiat dhe I Lumturies I dtl. 16.09.1989, lindur ne Diber dhe banues ne Koder Kamez, me kombesi e shtetesi shqipetare, me arsim te mesem, beqar, I denuar me per per vjedhje.
 
Arrestimi I ketyre shtetasve eshte kryer nga Seksioni per Narkotiket pas informacioneve te mara ne rruge operative se shtetasit e mesiperm mereshin me shitjen e lendeve narkotike te llojit heroine dhe cannabis sattiva ne zonen e Paskuqanit dhe Kamzes. Eshte organizuar sherbimi dhe rreth ores 09.30 eshte kapur ne flagrance shtetasi Klevin Llani duke I shitur nje doze heronie shtetasit Makism Plaku.

Me pas nga ana jone eshte ushtruar kontroll ne banesen e shtetasve Klevin Llani, Sadik Llani dhe Et’hem Llani ku  nga keto kontrolle jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe konkretisht:

Ne banesen e shtetasit Et’hem Llani jane gjetur 1 kg e 172.8 gram lende narkotike e dyshuar e llojit Heroine ku nga keto 100 ishin te ndara ne doza te vogla, 15 qese me madhesi nga 20 deri ne 100 gramshe, 913 gram lende narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e ndare ne 900 qese te vogla(doza) te pershtatura per shitje, 37 gram fara cannabis sattiva, 38 cope fishek luftarak model 7.62 mm, nje granate difensive se bashku me ndezesin, 15 telefona celular dhe 250 euro e 50000 lek te reja.
Ne banesen e shtetasit Sadik Llani jane gjetur nje arme e ftohte(thike) dhe 8.4 gram cannabis sattiva. 
 
Materialet ne lidhje me kete ngjarje do I kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Tirane ne ngarkim te shtetasve Selim Llani, Nafie Llani, Et’hem Llani, Dashamir Llani, Ilir Llani, Fatjon Llani per vepren penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2/3 te Kodit Penal. Ne ngarim te shtetasit Klevin Llani per vepren penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 I K.Penal dhe ne ngarkim te shtetasit Sadik Llani per vepren penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 279 te K.Penal.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake