Prenga u godit me thikë dhe u rrah në garazhin e 'Golden', e mbështollën trupin dhe e futën në furgon...Kush janë autorët me lopata?!

TIRANE - Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mundur të shohë kamerat e sigurisë të kompleksit 'Golden' më saktë ato të vendosura në garazhin e resortit, të cilat kanë fiksuar të gjitha veprimet e grupit të rrëmbyesve të Jan Prengës, dhunën ndaj tij derisa e vranë dhe i nxorrën trupin e pajetë nga Kompleksi i ndodhur në Shijak. Teksa policia ende kërkon trupin të 49-vjeçarit të rrëmbyer në Kamëz më 17 janar me një Range Rover të bardhë, Report Tv ju sjell të gjithë dinamikën e ngjarjes. 

Jan Prenga është rrëmbyer nga disa persona, dhe është futur në automjetin furoristradë Range Rover (të vjedhur një këngëtareje të njohur në datë 26 nëntor) i cili më tej u dogj në fshatin Shkallnur të Durrësit.  Grupi kriminal e ka marrë Prengën dhe e ka çuar në kompleksin 'Golden' në pronësi të Altin Hajrit dhe Bajram Hajrit, ky i fundit i arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij Altin Hajri, është shpallur në kërkim. Hyrja e Range Rover ne kompleksin Golden u fiksua nga kamera e sigurisë të një hoteli afër.

Brenda kompleskit Golden kamerat e sigurisë tek garazhi kanë fiksuar të gjitha veprimet e dhunshme të bashkëpunëtorëve në këtë krim të rëndë. Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resort, e kanë zhveshur dhe e kanë lidhur në një karrike ku e kanë torturuar. Pasi qëndron aty për disa orë duke u dhunuar nga bashkëpunëtorët, pamjet tregojnë që ata e nxjerrin trupin e pajetë të tij të mbështjellë ndoshta me plastmas dhe e fusin në një furgon të bardhë. Në furgon, sipas pamjeve që REPORT TV ekskluzivisht ka parë, futen edhe disa persona me lopatë, të cilët ende nuk janë identifikuar dhe dyshohet se pikërisht këta persona të kenë groposur trupin e pajetë të Jan Prengës.

Pas kësaj skene, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet kur bashkëpunëtorët në krim, nisin të pastrojnë ambientet ku u mbajt Jan Prenga, për të larguar të gjitha gjurmët dhe njollat e gjakut si pasojë e goditjeve të shumta të ushtruara ndaj tij. Nga ajo se çfarë shihet në pamje, Jan Prenga është përleshur me pengmarrësit, ndersa dyshohet se ne fazën e rrembimit, ndoshta kur ishte ende brenda Ranger Rover, Prenga është qëlluar edhe me thikë, ku nga hemoragjia ka gjetur vdekjen. 

Deri në përfundim të hetimeve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës të marrë peng më 17 janar nga një grup kriminal, gjyqtari Sokol Tona ka vendosur sekuestro preventive të resortit "Golden", ku u vra 49-vjeçari, ndërsa trupi ende nuk i është gjetur. Kërkimet për trupin e Jan Prenges po kryhen edhe në lumin Erzen dhe vijën bregdetare nga Kavaja deri në Ishëm, me polumbarë dhe qen nuhatës, raporton gazetari Arsen Rusta.

Kamerat në garazh janë të vetmet që kanë dokumentuar praninë e Jan Prengës në resort pak pasi është rrëmbyer në Kamëz më 17 janar. Vetëm pas 8 ditëve hetuesit kanë mundur të identifikojnë të dyshuarit pasi kanë vënë në përgjim numrat e tyre dhe telefonatat e Astrit Prengës, vëllait të Jan Prengës që ndodhet në Angli, me disa shokë.  Ai ka përmendur emrat e vëllezërve Hajri dhe ka kërkuar lirimin e vëllait të tij. Astrit Prenga është korrier i grupeve kriminale të trafikut të drogës nga Vlora, Shijaku dhe Shkodra, të cilët i rrëmbyen vëllanë në Kamëz pasi ai nuk dorëzoi 283 kg kokainë në Angli, në formë presioni për të marrë më shumë lekë prej bandës për punën e bërë. Droga dyshohet qe kiste ardhur nga Ekuadori ne Angli për llogari të grupit shqiptar.

Prokuroria ka firmosur 11 urdhër arreste, nga të cilat 5 janë ekzekutuar nga policia, ndërsa 6 persona rezultojnë ende në kërkim, mes tyre edhe kokat e organizatës. Nga hetimet, dhe mandat arresti i siguruar nga Report Tv, rezulton se i dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës është vëllai i Altin Hajrit, Leonard Hajri, tashmë i arrestuar, edhe pse vet ai nuk ka pranuar akuzat. Në resortin në pronësi të vëllait të tij dhe babait, Altin dhe Bajram Hajri, nga kontrolli me vendim gjykate, u gjetën tre pistoleta si dhe prova të tjera materiale të vlefshme për hetimin.

Tre kokat e shpallura në kërkim janë Altin Hajri nga Shijaku, M.Bajri nga Shkodra dhe Dritan Rexhepi nga Vlora, të cilët dyshohet se kanë kryer krimin mafioz duke vrarë Jan Prengën, baba të 5 fëmijëve. Burime nga Prokuroria  thanë për Report TV se emrat e tyre dalin në përgjimet e bisedave mes familjarëve të Jan Prengës, djalit të tyre në Angli Astrit Prenga dhe disa prej anëtarëve të grupit Hajri në Shijak.

Dritan Rexhepi është një emër i njohur për autoritetet kombëtare e ndërkombëtare. Ai monitoron dhe kontrollon linja të trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të disa vendeve të Bashkimit Europian, ku dyshohet se bashkëpunonme M.Bajrin nga Shkodra dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

1580216808_janprengafoto001.jpg

Jan Prenga

Procesverbali i arrestimit te Elton Hajrit


Lajmi kryesor:

Blic në Shkodër për 'kokat' e rrëmbimit të Prengës! Trupi kërkohet në Ishëm e Erzen, kamerat e garazhit të 'Golden' fiksuan dhunën (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)