Dy ngarkesa me drogë janë kapur në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme. Policia greke ka pikasur një mjet në kufi, i cili nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë.
Drejtuesi, një 54 vjeçar shqiptar braktisi mjetin dhe u largua me vrap, ndërkohë që pasagjerje një femër greke u arrestua në flagrancë.
Pas kontrollit të kryer në makinë, u gjetën dhe u sekuestraun nga policia 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë.
Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.