KORÇË- Një sasi kanabisi dhe 2 armë gjahu kanë vënë në pranga 3 persona në Korçë. Bëhet fjalë për Donald Laton, Klevis Zaçellari dhe Luan Qazimin të cilët kishin kultivuar kanabisin afër banesës.
Gjithashtu, në afërsi të banesës së Donald Latos u gjetën të kultivuar fidanë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Klevis Zaçellarit u gjetën 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje.
Lënda narkotike dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa fidanët narkotikë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.