Selami: Kërkesa e Prokurorisë
e nxituar, jam i pastë

Selami: Kërkesa e Prokurorisë<br />e nxituar, jam i pastë
Deputeti i LSI Shkëlqim Selami ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar KQZ për ndalimin e ushtrimit të funksionit pasi e kap ligji i Dekriminalizimi.

Për deputetin Selami, vendimi  i prokurorisë është i nxituar pasi sipas tij çdo gjë është “sqaruar”. Ai ka vënë  dhe dokumentet e sjella nga Ministria e Drejtësisë si provë për pastërtinë e tij. 

Sipas Prokurorisë, deputetin Shkëlqim Selami, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qënieve njerëzore”.

Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit. 

selami
selami
selami
(Dokumentet e publikuara nga Shkëlqim Selami)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri