GREQI - Një javë pas inagurmimit të sheshit “Durrës - Shqipëri” në Selanik të Greqisë, dëmtohet pllaka e inagurimit dhe hiqet flamuri shqiptar.

Autoritetet greke ende nuk kanë reaguar, ndërsa tv “A1Report!” ka siguruar fotot ku duket pllaka e zhgarravitur në pjesën e shkruar në shqip. Policia e Selanikut ende nuk ka arrestuar ndonjë person apo grup përgjegjës për këtë incident.

Inagurimi u bë më 4 tetor 2013 në praninë e autoriteteve lokale të të dy shteteve dhe vetëm një javë më pas gjithçka është dëmtuar.

Kjo nuk është hera e parë kur ndodhin të tilla dëmtime, pasi vetë inagurimi i këtij sheshi u shoqërua me protesta.

pllakata e demtuar selanik
Foto të tjera
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)