Selanik, përurohet sheshi
“Shqipëria”, grekët kundë

Selanik, përurohet sheshi<br />“Shqipëria”, grekët kundë
SELANIK - Përurimi i sheshit “Shqipëria” në Selanik, pasditen e sotme është shoqëruar me protesta nga ana e disa banorëve grekë. Qyteti i Selanikut ka bërë binjakëzim me qytetin bregdetar të Durrësit dhe për këtë shkak, kryebashkiku grek ka vendosur që sheshit ku zakonisht mblidhen shqiptarët ta emërtojë sheshi “Shqipëria”.

Por gjatë ceremonisë së sotme, kryebashkiaku Jani Boutari u përball gjatë ceremonisë së sotme me reagimin e egër të disa dhjetëra banorëve grekë, të cilët nuk donin që sheshi përballë stacionit të trenit në qytetin e tyre ta kishte “Shqipëria”.

Banorët mbanin flamuj grekë në duar, ndërsa lëshonin parrulla kundër kryebashkiakut, zyrtarëve grekë, shqiptarëve dhe emigrantëve në përgjithësi. Është dashur ndërhyrja e policisë që të mos kishte përleshje fizike. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

“Zgjedhja e këtij parku për ti vënë emrin “Shqipëria” është simbolik - ka deklaruar kryebashkiaku i Selanikut, Jani Boutari - pasi në këtë vend në fillim të viteve ’90 mblidheshin shqiptarët”. Ai deklaroi se së shpejti edhe në Durrës do të ketë një shesh me emrin “Selanik”.

Ndërsa duke folur në këtë ceremoni, Vangjush Dako tha se, emërtimi i këtij sheshi bën që miqësia mes dy qyteteve, shteteve të forcohet edhe më shumë.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik