Prej ditësh në media qarkullon lajmi se arsyeja e vërtetë e ndarjes midis këngëtares Selena Gomez dhe Justin Bieber ka qenë një shtatzëni e padëshiruar nga ky i fundit. Ndërkohë zëdhënësi i këngëtares në një deklaratë për mediat i ka hedhur poshtë këto pretendime duke theksuar se kjo ngjarje ishte vetëm një trillim.

Këto aludime janë bërë nga revista “In Touch",  e cila shkruan se Gomez ishte mjaft e tronditur pas këtij lajmi por kishte vendosur ta mbante fëmijën ashtu siç kishte bërë nëna e saj, Mary Cornett me të. 

Ndërkohë këngëtari Justin Bieber ka qenë kategorikisht kundër lindjes së fëmijës, çka ka çuar në ndarjen e tyre por për shkak të pakujdesive të saj Gomez ka patur një abort spontan në muajin e dytë të shtatzënisë.

justin bieber selena gomez

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)