Selena Gomez shkëputet nga
muzika: Duhet të kuroj depresionin 

Selena Gomez shkëputet nga<br />muzika: Duhet të kuroj depresionin 
Selena Gomez, këngëtarja me famë botërore në një intervistë për revistën ‘’People’’ ka deklaruar se do të shkëputet nga muzika për t’u kujdesur më shumë per shëndetin e saj.

Ajo ka ndërprerë turin botëror ‘’Revival’’ për shkak se është diagnostikuar me sëmundjen lupus. Lupus është një sëmundje autoimune që prek pjesë të trupit njerëzor. Ajo ka treguar se sëmundja lupus i shkakton shpesh herë sulme paniku, ankthi dhe depresioni prandaj ajo ka vendosur të shkëputet nga muzika.

"Kam zbuluar se ankthi, sulmet e panikut dhe depresionit mund të jenë efektet anësore të lupus. Unë dua të përqëndrohem në shëndetin dhe lumturinë time, ndaj dhe kam vendosur se rruga më e mirë është që të largohem për disa kohë. Duhet të përballem me këtë që po më ndodh dhe të sigurohem që po bëj më të mirën”, ka deklaruar Gomez.

Këngëtarja bukuroshe nuk ka treguar se kur mund t’i rikthehet sërish muzikës.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv