VLORË - Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur përsëri nga një tjetër përplasje me armë zjarri, vetëm pak ditë pas vrasjes së dyfishtë në qendër të qytetit.
Këtë herë shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në qytezën e Selenicës, por fatmirësisht nuk ka përfunduar në masakër, por rezulton se 5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Policia e Vlorës e mbërritur në vendin e ngjarjes raporton se të plagosurit janë Gjergj Buçaj, 43 vjeç, Edison Bombaj, Llambi Bombaj ,Dorian Memaj dhe Igli Jaupaj.
Burime pranë policisë së Vlorës bëjnë me dije se Gjergji Buçaj ishte autori i ngjarjes, i cili rreth orës 19:30 me një armë tip kallashnikov ka shkuar në një bilardo në pronësi të Stavri Bombajt, ku po luanin personat e lartpërmendur dhe ka shkrehur armën në drejtim të vëllezërve Edison dhe Llambi Bombaj.
Nga të shtënat me armë kanë ngelur të plagosur katër persona. Në këtë moment pasi kishte shkrehur armën një nga të rinjtë që ndodhje duke luajtur bilardo i ka hequr armën nga dora Gjergji Buçajt dhe më pas e kanë rrahur me stekat e bilardos duke e lënë pa ndjenja. Aktualisht ai ndodhet në gjendje kome në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 4 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autori ka pasur prej kohësh konflikte me familjen Bombaj. Konflikti ka nisur për shkaqe banale, pas prishjes së një miqësie të vjetër mes familjes Bombaj dhe Buçaj.
Policia bën me dije se që të katër të plagosurit, që ndodhen në spital, paraprakisht janë të arrestuar, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të krimit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, po ashtu priten edhe të tjera arrestime për këtë tentativë vrasje.
Gjithashtu burimet nga Vlora bëjnë me dije se janë arrestuar Aleksandër Bombaj i cili njihet edhe me emrin (Sokrat Qirjo) 52 vjeç, i cili nga hetimet e para rezulton të jetë ndihmës në këtë krim dhe mik me agresorin.

Policia e cila ka mbërritur në Selenicë ka gjetur edhe armën e krimit rreth 500 m larg vend të ngjarjes si dhe në zonën përreth bilardos ka gjetur 20 gëzhoja.
Gjithashtu edhe krerë të policisë së Vlorës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të pranishëm, ndërsa është bërë e mundur ndalimi i personit të lënduar dhe pronarit të lokalit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO