41-vjeçarja nënë e dy fëmijëve është aksidentuar teksa po shkonte në shtëpinë e saj në Londër pas një feste për ditëlindjen e nënës.
Gruaja po drejtonte biçikletën me një dorë kur si pasojë e një gunge në rrugë humbi kontrollin e saj dhe u rrëzua.
Ajo pësoi disa fraktuara në kafkë që të bashkërenduara me një atak kardiak i shkaktuan vdekjen 6 ditë pas aksidentit.
Bashkëshorti i gruas është shprehur se gruaja mund të ketë pirë ndonjë gotë para se të nisej për tu kthyer në shtëpi në biçikletë.
Ai ka shtuar se ajo kishte shumë besim në vetvete, gjë që e bëri të mos përdorte helmetën që ndoshta do të kishte shmangur aksidentin tragjik.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com