Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte sot e pranishme në seminarin e organizuar nga Ambasada Polake në Tiranë dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare për Samitin e Varshavës, i cili do të zhvillojë punimet e tij në datën 8-9 korrik 2016 në Poloni.

Në fjalën e saj, Kodheli u ndal në disa çështje të rëndësishme të cilat janë pjesë e axhendës së këtij samiti si dhe tek kontributi dhe angazhimi i Shqipërisë në Aleancë.

Rruga drejt anëtarësimit në BE, sipas Kodhelit, është më komplekse për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kështu është edhe për Shqipërinë. “Pasiguritë politike dhe vështirësitë ekonomike janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit, dhe në një kohë konfliktesh të tilla, ne të gjithë biem dakord që lindja e konflikteve të tjera mund të parandalohet lehtësisht nga proceset e integrimit”, shtoi ajo.

Kodheli vlerësoi se “samiti i 8-9 korrikut është një moment historik për NATO-n, pasi aty do caktohen hapat e mëtejshëm për të siguruar mbrojtjen tonë kolektive”.

Lidhur me buxhetin për mbrojtjen, Kodheli theksoi se këtë vit, Shqipëria ndaloi trendin e rënies 7-vjeçare në shpenzimet e mbrojtjes. “Buxheti i mbrojtjes për vitin 2016 ka një rritje prej 12% në terma realë, në krahasim me vitin 2015”, tha ajo.

Ndërsa nënvizoi kontributin e Shqipërisë në misionet e Aleancës, Kodheli u ndal edhe te ndihma e Shqipërisë në projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s. “Aktualisht personeli ynë po këshillon dhe ndihmon disa vende partnere, si Gjeorgjia, Ukraina etj, për të ndërtuar kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe ripërtëritëse. E gjithashtu jemi ftuar të marrim pjesë në angazhimin e mundshëm që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë në Libi.

Deklarata e Plotë

Ju falenderoj për ftesën e bërë për të marrë pjesënë këtë seminar të organizuar nga Ambasada e Polonisë në Tiranë dhe nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.
 Jemi pothuajse në mes të kampionatit evropian tëfutbollit dhe pa dyshim që aktivitete të tilla sportive i ndihmojnë të gjithë të shpresojnë për njëEuropë më të mirë, më festive, si ajo që po shohim çdo ditë në stadiumet e Francës.

Shqipëria e përmbushi denjësisht objektivin e vet, pjesëmarrjen për herë të parë në një kompeticiontë tillë dhe shpresën për kualifikim. Polonia pa dyshim që ka më shumë kualitete dhe uroj qësonte me Ukrainën të tregojë se fitorja në fushën e blertë të futbollit është e vetmja fitore që vlen.

 Ky seminar zhvillohet vetëm pak ditë përpara Samitit të NATO-s në Varshavë dhe natyrisht përbën një moment shumë të rëndësishëm tëpunës dhe angazhimit tonë si aleatë, përballësfidave të sigurisë së përbashkët me të cilat po përballemi çdo ditë. Samiti i 8-9 korrikut është njëmoment historik për NATO-n, pasi aty do caktohen hapat e mëtejshëm për të siguruar mbrojtjen tonëkolektive.
 
Forcimi dhe modernizimi i elementëve mbrojtës tëAleancës do të jetë në thelb të diskutimeve tëSamitit. Vendet aleate gjithashtu do të vlerësojnëimplikimet afatgjatatë krizës në marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë si dhe do të konsiderohen hapat e mëtejshëm.
 
E ndoqa me vëmendje prezantimin e AmbasadoritJeziorski. Marek, dua t’ju komplimentoj për mënyrën sesi paraqitët panoramën e përgjithshme të organizimit të Samitit por dhe sfidat që Polonia, ky aleat i rëndësishëm yni, po përballet dita-ditës. Ndërkaq unë do të ndalem pak më gjatë në sfidat që ne na vijnënga Jugu i kufinjve të Aleancës.
 
Shqipëria që në momentet e para të ngjarjeve dramatike në Ukrainë, të cilat kulminuan në 2014 me aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Federata Ruse, iu bashkua pa asnjë hezitim përpjekjeve të Aleancës për të mbrojtur kufinjtëlindorë. Politikisht dhe ushtarakisht, qeveria shqiptare tregoi forcën dhe maturinë e duhur, duke u rreshtuar përkrah Polonisë dhe aleatëve tanëballtikë në shqetësimet në rritje që vijne nga kufinjtë lindorë.
 
Por në të njëjtën kohë, Shqipëria ishte ndoshta i pari vend që filloi të ndërgjegjësonte NATO-n për rrezikun që ne të gjithë së bashku, si familje euro-atlantike, do duhej të përballnim nga jugu.
 
 Krijimi i DAESH, shtimi i luftëtarëve të huaj ekstremistë, valët e milionta të refugjatëve qëiknin nga zona e nxehtë e konfliktit në Siri dhe Irak e madje edhe nga Libia u shoqëruan me sulme tëpërgjakshme terrori. Nëse viti 2014 u cilësua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg si viti më i errët për sigurinë evropiane të shekullit të21-të, viti 2015 ishte më i përgjakshmi.
 
Sulmet terroriste në Paris treguan se jemi ende larg për të kuptuar shkaqet dhe arsyet se përse të rinj të rritur e të edukuar në sistemin tonë demokratik e humanist, shndërrohen në vrasës gjakatarë për shkak të influencave absurde, të bazuara gabimisht në shtrembërime heretike të fesë. E këto sulme u pasuan nga tmerre tëtjera në Ankara, Stamboll e Bruksel.
 
E pra, radikalët, refugjatët dhe Rusia kanëpothuajse dy vjet që janë në axhendën tonë tëpërditshme të sigurisë euro-atlantike. Edhe përsa i përket reagimit të komunitetit ndërkombëtar për t’iu kundërvënë të ashtuquajturit “Shtet Islamik”, Shqipëria së bashku me Poloninë dhe 64 shtete tëtjera kanë bashkuar përpjekjet për të eleminuarrreziqet e ISIS/DAESH, nën kryesimin e Shteteve të Bashkuara. Që nga gushti i 2014 Shqipëria ka kontribuar me materiale luftarake në ndihmë të qeverisë peshmerga në veri të Irakut.
 
Dua të theksoj se veçanërisht donacioni i parë me materiale luftarake që Shqipëria bëri, ktheu fatin e betejës së digës së Mosulit në Irak. Kjo pikë nevralgjike ishte marrë nga militantët e ISIS dhe kërcënohej shkatërrimi i saj, duke rrezikuar tërë zonën me përmbytje.
 
Shqipëria ka ofruar ngritjen e një Qendre Ekselence NATO që të merret me studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. Ndonëse ideja u hodh në tryezat e NATO-s në njëperiudhë kur e gjithë vëmendja ishte përqëndruartek ngjarjet në kufinjtë e Polonisë dhe vendeve Balltike, gradualisht arritëm që projektin tonë ta paraqisnim para 6 javësh përballë Komitetit Ushtarak të NATO. Tani kemi hyrë në fazën teknike të ngritjes së kësaj qendre, duke i dhënëShqipërisë një prezencë strukturore të Aleancës.
 Në  Ministerialin e Mbrojtjes të NATO në tëcilin mora pjesë një javë më parë, u diskutua mbështetja që NATO do t’i japë forcave irakene tësigurisë për trajnime dhe stërvitje.
 
Forcat tona të Armatosura do të jenë të gatshme tëmarrin pjesë edhe në këtë dimension të ri angazhimi.
 Në këtë Ministerial deklarova gjithashtu dhe pjesëmarrjen tonë me një anije në operacionin detar NATO në Mesdheun Lindor, që po lufton trafikun e paligjshëm të emigrantëve në detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë.

Këtë vit, Shqipëria ndaloi trendin e rënies 7-vjeçare në shpenzimet e mbrojtjes. Buxheti i mbrojtjes për vitin 2016 ka një rritje prej 12% në terma realë, në krahasim me vitin 2015 dhe ky është një tregues se Shqipëria i qëndron besnike vendimeve të marra në Uells, përsa i përket “Zotimit mbi Investimet e Mbrojtjes”.

 Ndërkohë, ne kemi qenë konsistentë me kontributet dhe angazhimet tona, në mbështetje të tre detyrave kryesore të NATO-s. Këtë vit ne po dyfishojmë nivelin e pjesëmarrjes në Misionin “Resolute Support”, në Afganistan, ndërsa në Kosovë do qëndrojmë në të njëjtat nivele, në përputhje me vendimet e Aleancës.

 Në lidhje me zbatimin e Planit të Veprimit të Gatishmërisë, Shqipëria po kontribuon në Forcën e përmirësuar të Reagimit të Shpejtë të NATO, siç është Task-Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë (ose siç njihet ndryshe “Spearhead”), me një kompani këmbësorie për periudhën 2016-2018. Po ashtu, vlen për t’u nënvizuar niveli i lartë i personelit shqiptar që plotëson pozicionet në Strukuturat e Komandës dhe Forcës së NATO-s, si dhe oficerët të cilët tashmë shërbejnë ose pritet të shërbejnë në Njësitë e reja të Integrimit të Forcave të NATO-s dhe në Divizionin Shumëkombësh Juglindor, në Rumani dhe Bullgari. 

Në kuadër të BE, prej nëntorit 2015, kemi dërguar një ekip çminimi (EOD) në Mali dhe jemi duke kontribuar me oficerë shtabi në operacionin ALTHEA, në Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu, mbetet shumë e rëndësishme për t’u theksuar ndihma e Shqipërisë në projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s. Aktualisht personeli ynë po këshillon dhe ndihmon disa vende partnere, si Gjeorgjia, Ukraina etj, për të ndërtuar kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe ripërtëritëse. E gjithashtu jemi ftuar të marrim pjesë në angazhimin e mundshëm që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë në Libi.

 E pse e gjithë kjo? Sepse Shqipëria gjendet në një prej rajoneve më të rrezikuar të Evropës, ku integrimi euro-atlantik është i vonuar si dhe gjendja ekonomike është mbrapa standarteve tëkontinentit tonë. Bosnjë-Hercegovina, Kosova, së bashku me Maqedoninë, pavarësisht se janë për vite me radhë vende kandidate potenciale për anëtarësim në NATO, nuk i janë bashkuar ende grupit atlantik. Ndërkohë, shembujt më të mirë të rajonit janë Sllovenia dhe Kroacia, vende anëtare të NATO-s dhe BE-së; Shqipëria, anëtar vetëm i NATO-s si dhe Mali i Zi, që po finalizon procedurën e anëtarësimit në Aleancë.

Vendet e tjera janë kandidate për anëtarësim në BE dhe në NATO, ndërkohë që Kosova është duke bërë përparim të madh drejt njohjes së saj dhe integrimit në organizatat ndërkombëtare.

 Rruga drejt anëtarësimit në BE është më komplekse për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kështu është edhe për vendin tim. Pasiguritë politike dhe vështirësitë ekonomike janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit, dhe në një kohë konfliktesh të tilla, ne të gjithë biem dakord që lindja e konflikteve të tjera mund të parandalohet lehtësisht nga proceset e integrimit.

Samiti i Varshavës mbyllet një ditë përpara finales së Kampionatit Evropian. Unë vërtet shpresoj qëmendjet dhe zemrat e njerëzve të jenë tëmbushura me gëzim dhe paqe, larg konfliktit e dhunës edhe pas 10 Korrikut. Sepse vlerat tona demokratike, atë të shqiperisë dhe shqiptarëve më së pari, kanë triumfuar edhe në ditët më të zeza të njerëzimit.
 
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)